• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Juvja vetëfinancon blerjen e Ronaldos, ja si do i gjejë paratë “Zonja e Vjetër”

20:36 : 05/07/2018
në SPORT

 

Në 72 orët e fundit është thënë gjithç ka, mundet dhe mundësinë nëse tratativa e shekullit për Juventusin mund të përfundojë me sukses ose jo. Ti “rrëmbesh” Kristiano Ronaldon Realit të Madridit dukej një mision i pamundur, por bardhezinjtë po bëjnë hapa gjigantë për t’u dhuruar një ëndërr të madhe tifozëve të tyre. Dhe pyetjet legjitime të skeptikëve janë dy: Sa do ta paguajë Juventusi?

ronaldo

Dhe me çfarë parash do ta paguajë pagën monstruoze që i është premtuar portugezit? Prandaj, për të bërë këtë llogari, duhet të nisemi nga faktet konkrete. Kur drejtorët Xhuzepe Marota dhe Fabio Paratiçi folën me Zhorzh Mendezin për Kanselon (e mbërritur nga Valencia për 30 milionë euro), kanë biseduar me atë edhe mundësinë reale të lamtumirës së Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit, të shtyra këto nga deklarata e 26 majit, në përfundim të finales së Ligës së Kampioneve, kundër Liverpulit, që vetë 33-vjeçari bëri. Gjithçka lindi aty dhe sigurisht që pas blerjes së Kanselos, u hodh edhe guri i parë i themelit për të tentuar këtë marrëveshje fantastike.

Lexo edhe:

“S’ka negocita”/ Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëron Izraelin

U kap me armë dhe kokainë, arrestohet i “forti” në Pogradec/ EMRI

BLERJA E KARTONIT – Përpara se të nisim, një sqarim: Florentino Perez, presidenti i Realit të Madridit, nuk ka folur ende mbi shitjen e Kristiano Ronaldos. Të paktën publikisht… Në Spanjë flitet për një ofertë prej 100 milionë eurosh nga ana e Juves, e cila është pranuar nga Reali i Madridit, por bosi i “shtëpisë së bardhë” nuk ka përgënjeshtruar asgjë dhe kjo nuk është pak. Dhe ndërsa e gjithë “loja” vazhdon pa përgënjeshtrime nga asnjë prej palëve, operacioni pritet të kapë shifrën 350-500 milionë euro, një lumë me para, por që bardhezinjtë kanë një plan me të cilin janë gati që të mos prekin bilancin e tyre, por ta vetëfinancojnë blerjen e Kristiano Ronaldos.

Capture

Aktualisht, bardhezinjtë kanë shitur Mandragorën tek Udineze për 20 milionë euro, ndërsa është në mbyllje shitja gjithashtu e Sturaros për 20 milionë, në Premier Ligë. Pastaj është faktor Çelsi që do të bëjë diferencën. Dje pasdite, duke parë edhe që Botërori i Argjentinës ka përfunduar, media angleze konfirmon me bindje akordin total për shitjen e Higuainit te blutë e Londrës për 60 milionë euro, por në të njëjtën kohë, brenda mesit të muajit, sërish te Çelsi do të kalojë edhe Rugani për një shumë prej 35-40 milionë eurosh, pra 100 milionë në total. Deri këtu, llogaritë flasin për 140 milionë që duken të sigurta, me të cilat pritet që të mbulohet vlera e kartonit, por ndërkohë janë hapur rrugët edhe për shitjen e Aleks Sandros (50 milionë) dhe Mario Manxukiçit (20-25 milionë euro) në Angli, me Mançester Junajtid në linjën e parë të frontit, ashtu sikurse duket i mbyllur kalimi i Marko Pjacës te Fiorentina, për 26 milionë euro. Tani, llogaritë të gjithë mund t’i bëjnë vetë…

EDHE PAGA NUK TREMB – Në Torino kanë mbërritur Perin, Kaldara, Spinacola, Xhan dhe Kanselo. Portieri do të fitojë 2.3 milionë euro neto në vit, dy mbrojtësit nga 1.5 secili, gjermani 5 dhe portugezi 3 milionë. Por, ndërkohë, nga Juventusi janë larguar Bufon (4.5 milionë neto), Lihshtajner (2.8), Azamoah (2 milionë), por nëse i shtojmë këtu edhe largimet thuajse të sigurta të Higuain (7.5 milionë euro), Rugani (2 milionë), Markizio (3.5), Sturaro (1.5) dhe Manxukiç (3.5), duke bërë llogaritë, Juventusi vetëm me këto lëvizje do të arrinte të kursente 14 milionë euro, thuajse paga e 30 milionëve që kërkon Ronaldo.

Por, nëse i shtojmë këtu faktin se edhe biletat nga sezoni i ardhshëm do të pësojnë një rritje me 30 për qind në çmimin e tyre, gjë që ka revoltuar shumë tifozët (abonimi në tribunat pas portave është rritur nga 495 në 595 euro), sigurisht që këto para janë një lëvizje që presidenti Andrea Anjeli të mos fusë dorën në xhep, por të jenë tifozët, ata që do të paguajnë gjysmën e pagës së portugezit. Dhe sigurisht që nëse Kristiano Ronaldo do t’i thoshte “po” Juventusit, pa dyshim që edhe tifozët do të harronin këtë zhgënjim për rritjen e aboneve, pa harruar kurrsesi impaktin që do të kishte te sponsorizimet figura e “CR7”-ës, me kampionët e Italisë që do të “bombardoheshin” nga kërkesa e sponsorëve. Dhe pikërisht për të gjitha këto arsye, kjo do të quhej pa frikë tratativa e shekullit për “Zonjën e Vjetër”.

Lajme të lidhura

BOTA

“S’ka negocita”/ Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëron Izraelin

08:58 : 18/06/2025
AKTUALITET

U kap me armë dhe kokainë, arrestohet i “forti” në Pogradec/ EMRI

08:46 : 18/06/2025
RAJONI

Vritet me armë ish-zyrtari në Greqi

08:41 : 18/06/2025
BOTA

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

08:32 : 18/06/2025
BOTA

Goditen bazat bërthamore e raketore iraniane, Teherani shënjestron me raketa hipersonike

08:28 : 18/06/2025
BOTA

Gjermania: Një në katër emigrantë do të largohet

08:25 : 18/06/2025
Para

Vëllai i ish deputetit socialist mesazh nga Sofja, kundër shembjes së Teatrit

TË GJITHA

“S’ka negocita”/ Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëron Izraelin

08:58 : 18/06/2025

U kap me armë dhe kokainë, arrestohet i “forti” në Pogradec/ EMRI

08:46 : 18/06/2025

Vritet me armë ish-zyrtari në Greqi

08:41 : 18/06/2025

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

08:32 : 18/06/2025

Goditen bazat bërthamore e raketore iraniane, Teherani shënjestron me raketa hipersonike

08:28 : 18/06/2025

Gjermania: Një në katër emigrantë do të largohet

08:25 : 18/06/2025

Eliona Pitarka bëhet sërish nënë, gjininë e zbuloi përmes postimit prekës

08:23 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com