Kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar sot amerikanët për ditën e pavarësisë.
Me një shënim në Facebook, Basha ka cituar deklaratën e pavarësisë së SHBA-së në urimin e tij.
Urimi i kreut të PD-së Lulzim Basha:
“Ne i mbajmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë pajisur nga Krijuesi me të drejta të patjetërsueshme, se midis këtyre të drejtave janë Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë.”
Me këto fjalë monumentale nga Deklarata e Pavarësisë së SHBA i uroj të gjithë miqtë tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korrikun, Happy 4th of July!