• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi HI-TECH

Investigimi/ Si mund t’ju përgjojë partneri përmes celularit

20:20 : 03/07/2018
në HI-TECH

Në fund të këtij muaji maj, një studim amerikan i universitetit të New Yorkut Cornell, Hunter College et Technion zbuloi së paku 280 aplikacione të shitura në Google përmes Play Store dhe 23 jashtë tij (pra që duhet t’i shkarkosh fillimisht në kopmjuter dhe më pas në celular) që shërbenin për të përgjuar fëmijët, partnerët apo familiarë të tjerë. Po i njëjti studim theksonte se këto shifra duhen marrë me shumë rezerve pasi kërkuesit kanë numëruar vetëm ato spywares (programe spiunë) që mund të gjenden në anglisht.

Përdorimi i këtyre aplikacioneve mund të arrihet vetëm nëse disponon fizikisht telefonin dhe kodin e personit që kërkon të përndjkësh, por në kushtet e një familjeje kjo nuk është një gjë kaq e komplikuar. Shumica e aplikacioneve ofrojnë mundësinë që ikona e tyre të jetë e padukshme dhe megjithëse programi është instaluar në telefon, përdoruesi i aparatit nuk ka mundësi t’a kuptojë.

Disa versione më të thjeshta, përpos vendodhjes, dekonspirojnë edhe listën e telefonatave që personi i përgjuar ka shkëmbyer, kurse më të komplikuarat arrijnë të zbardhin edhe mesazhet në whatsapp, sms, Facebbok dhe në faqen e takimeve Tinder. Në rastet më ekstreme mund të aktivizohen në distancë kamera dhe mikrofoni i celularit pa djeninë e përdoruesit të tij.

Gazeta “Le Monde”, që i ka kushtuar këtij fenomeni një investigim të plotë dhe që Lapsi.al po e përshtat në Shqip, tregon për raste shumë shqetësuese të keqpërdorimit të këtyre aplikacioneve. Ajo tregon për historitë e baballarëve të ndarë, që i kanë vendosur fëmijës një aplikacion të fshehtë në I-pad-in e tyre me qëllim që të rigjenin nënën që fshehej si pasojë e ushtrimit të dhunës në familje. Raste të të rinjve që i ka lënë e dashuara dhe e kanë zbuluar ku ndodhet dhe e kanë kërcënuar, raste bashkëshortësh që janë ndarë vetëm si pasojë e përgjimeve të tilla.

Boll të kërkosh në Play Store në anglisht me frazën “si të gjej të dashurën time që më tradhëton” dhe aty shfaqen një mori oportunitetesh përgjimi. Për gjigandin e teknologjisë kjo është një minierë e vërtetë ari për të bërë para. Për çdo aplikacion që shtitet, Google merr një përqindje. Biznesi shumfishohet edhe më të ardhurat që vijnë nga reklamat.

Lexo edhe:

Dinamo i thotë lamtumirë Zabërgjas dhe Mandelës, zbulohet klubi i ri i sulmuesve

Zgjedhja e drejtorit të BKH-së, përfundon faza e intervistës për 7 kandidatët

Për këtë qëllim Google deri përpara se të publikohej studimi i Cornell, Hunter College et Technion i bënte edhe publicitet shitjes së këtyre aplikacioneve. Por, tani një praktikë e tillë ka ndaluar. Megjithatë, nëse në motorin e kërkimit shkruhen fjalët: “Si të përgjosh…” fjalia që vazhdon automatikisht është “gruan tënde” ose “një telefon në distancë”.

Natyrisht përfituesit më të mëdhej të këtij biznesi janë krijuesit e këtyre aplikacioneve. Dhe pavarësisht se ata pretendojnë se i krijojnë ato për kontrollin dhe ruajtjen e fëmijëve nga prindërit, kjo praktikë lë shumë vend për abuzime. “Ato kompani nuk e pranojnë këtë, por po të hysh në faqet e tyre gjen gjithnjë një dritare ku shkruhet: “si të zbuloj burrin që më tradhëton” shpjegon Periwinkle Doerfler një nga autorët e studimit. Duke u shtirur si klientë potencialë autorët e studimit kanë pyetur 11 prej faqeve që ofrojnë aplikacione spiune me pyetjen: “nëse unë përdor aplikacionin tuaj a do e marrë vesh im shoq që po e ndjek”? Prej tyre tetë kanë pohuar që jo, dy nuk janë përgjigjur dhe vetëm një ka kthyer përgjigje duke thënë se ky veprim është i papranueshëm”. Aplikacion “Hellospy” është një nga shembujt më flagrantë.

Për të ilustruar programin e tij ai përdor fotografinë e një gruaje që përgjon nga një vrimë e zezë dhe burrin që e kap për krahu. Ndërsa një nga kompanitë kaliforniane Life360, që është lider në këtë treg me shumë para, pohon se 12 milionë familje e përdorin aplikacionin e saj.

Investigimi: le Monde/lapsi.al

Lajme të lidhura

SPORT

Dinamo i thotë lamtumirë Zabërgjas dhe Mandelës, zbulohet klubi i ri i sulmuesve

18:18 : 28/07/2025
AKTUALITET

Zgjedhja e drejtorit të BKH-së, përfundon faza e intervistës për 7 kandidatët

18:09 : 28/07/2025
AKTUALITET

Si e konsolidoi mafia shqiptare praninë e saj në tregtinë e drogës në Amerikën Latine

18:07 : 28/07/2025
AKTUALITET

“Sulm ndaj fjalës së lirë”/ Kodi i ri Penal, Abilekaj: Gjueti shtrigash ndaj mediave opozitare

17:55 : 28/07/2025
SPORT

Lille lë jashtë Edon Zhegrovën për fazën përgatitore në Gjermani

17:52 : 28/07/2025
RAJONI

OVL e UÇK-së kritikon Qeverinë për pagesat e mbrojtjes për të akuzuarit në Hagë

17:50 : 28/07/2025
Para

Aktrimi i jashtëzakonshëm i Neymar

TË GJITHA

Dinamo i thotë lamtumirë Zabërgjas dhe Mandelës, zbulohet klubi i ri i sulmuesve

18:18 : 28/07/2025

Zgjedhja e drejtorit të BKH-së, përfundon faza e intervistës për 7 kandidatët

18:09 : 28/07/2025

Si e konsolidoi mafia shqiptare praninë e saj në tregtinë e drogës në Amerikën Latine

18:07 : 28/07/2025

“Sulm ndaj fjalës së lirë”/ Kodi i ri Penal, Abilekaj: Gjueti shtrigash ndaj mediave opozitare

17:55 : 28/07/2025

Lille lë jashtë Edon Zhegrovën për fazën përgatitore në Gjermani

17:52 : 28/07/2025

OVL e UÇK-së kritikon Qeverinë për pagesat e mbrojtjes për të akuzuarit në Hagë

17:50 : 28/07/2025

Zjarri në Dukat del jashtë kontrollit, flakët i afrohen me shpejtësi banesave

17:41 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com