Rei Manaj do të vazhdojë karrierën te skuadra e Albasete, e cila militon në Segunda Divizion në Spanjë.
Ai ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me spanjollët dhe tashmë i ka dhënë fund huazimeve të pafund nga Interi.
Në prezantimin e tij, drejtori sportiv i klubit, Mauro Perez, ka folur me superlativa për Manajn.
Kemi marrë një futbollist të fortë, të fuqishëm që lufton mirë në ajër dhe është i lëvizshëm në çdo cep të fushës. Ai është pjesë e padiskutueshme e Kombëtares shqiptare të futbollit. Albasete do t’i japë mundësinë të shpërthejë dhe të japë më të mirën”, përfundon Perez.