Erik Cantona thumbon sërish sulmuesin e Brazilit, Neymar. Ish-sulmuesi i Francës dhe i Manchester United thotë se “O Ney” është një aktor i madh dhe simulon shumë në fushën e lojës.
Ai përdor një valixhe të verdhë me rrota për të bërë krahasimin me lojtarin. “Kam blerë një valixhe të verdhë dhe do ta quaj Neymar. Jo vetëm prej ngjyrës, por edhe prej faktit që rrotullohet lehtësisht për orë të tëra”, thotë Cantona.
Më tej ai shton se sulmuesi 26-vjeçar është shumë i mirë si lojtar, por e ekzagjeron me simulimet.
“Neymar është lojtar i madh dhe i shkëlqyer, por nuk duhet të rrotullohet kaq shumë kur i ndërhyjnë të tjerët. Duhet të bëjë kujdes nëse dikush i ndërhyn në shpatullën e djathtë, sepse e vë dorën në pjesën e majtë të fytyrës dhe thotë se u dëmtua aty”, thotë Cantona.