• Kontakt
Wednesday, October 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PS, suprizë të hidhur për emigrantët dhe kosovarët, iu dyfishon gjobat në rrugë

15:15 : 01/07/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Maxhoranca parlamentare parashikon që t’u bëjë një surprizë aspak të këndshme emigrantëve dhe shtetasve kosovarë, në prag të sezonit turistik.

Deputeti socialiste, Pjerin Ndreu, ka depozituar në Parlament një projekt-ligj, në bazë të të cilit synohet dyfishimi i gjobave rrugore për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, si edhe për shtetasit kosovarë. Kjo është një lëvizje, e cila për ekspertë të qarkullimit dhe sigurisë rrugore konsiderohet një nismë pa sens logjik ligjor dhe abuziv.

Ligjvënësi Ndreu kërkon amendimin e nenit e pikës 3 të nenit 127 të Kodit Rrugor të RSH, në të cilin janë të përcaktuar penalitetet për drejtuesit e mjeteve që kanë patenta të huaja. Në relacionin shpjegues, deputeti sugjeron që, shoferët që disponojnë patenta të huaja, përfshirë shtetasit kosovarë dhe emigrantët shqiptarë që kanë leje-drejtimi të vendeve ku jetojnë, të paguajnë dyfishin e gjobës maksimale për shkeljen e kryer, në këmbim të mos-pezullimit të patentës.

Lexo edhe:

Horoskopi, e mërkurë, 15 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

“Reforma në Drejtësi ishte eksperiment”/ Afrim Krasniqi: Thoshin “inshallah na del mirë”

Në relacion, deputeti i Partisë Socialiste shprehet se ky amendim synon t’u vijë në ndihmë kosovarëve dhe emigrantëve, të cilët në këtë mënyrë do të kenë një zgjidhje alternative për të shpëtuar bllokimin e patentës nga autoritetet shqiptare.

Për të arritur qëllimin e tij për dyfishimin gjobave vetëm për të huajt, deputeti Ndreu parashikon edhe një procedurë tejet burokratike për marrjen e patentës së bllokuar të emigrantëve dhe kosovarëve. Sipas projektit të ligjvënësit socialist, nëse një shoferi me patentë të huaj i bllokohet leja e drejtimit në Shqipëri, ai mund ta marrë atë, më së paku, pas 50 ditëve.

Projekt-ligji Ndreu parashikon se “Kundër masës së pezullimit të lejedrejtimit, lejohet ankim, brenda 20 ditësh, tek organet përkatëse të drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Kjo drejtori merr masa brenda 30 ditëve në vijim. Kur ankesa gjykohet e drejtë, të interesuarit i kthehet lejedrejtimi”.

Pra, një shtetas kosovar ose emigrant shqiptar, të cilit i bllokohet patenta në Shqipëri, do të duhet të duhet të presë rreth 2 muaj për të rimarrë lejen e drejtimit. Ose, siç parashikon project-ligji “Ndreu”, ata mund të paguajnë dyfishin e gjobës dhe mund të marrin menjëherë patentën. Pra, deputeti Pjerin Ndreu sugjeron zyrtarisht “gjobë mbi gjobë” për emigrantët dhe shtetasit kosovarë.

Në projekt-ligj shkruhet se kjo nismë synon “…unifikimin e sanksioneve me vendet e BE-së, me qëllim që edhe vendi ynë të vendosë dhe të aplikojë ato standard…”, por pa dhënë asnjë shembull konkret dhe se cilit legjislacion i përafrohet ky sugjerim.

Gjithashtu, Pjerin Ndreu mendon se ky ndryshim ligjor do të ketë “impakt pozitiv edhe për drejtuesit e mjeteve joshqiptare, me kombësi të huaj, të cilët do të ndiejnë “shtrëngesën” në pagesën e një mase dyfish për shkeljen e kryer ….”. Është pak e vështirë të kuptohet se cili është qëllimi i këtij paragrafi, por ndoshta deputeti Ndreu do të ketë aftësinë ta prezantojë më qartë gjatë shqyrtimit në komisionin përkatës parlamentar.

Por, elementi më i qartë i këtij projekt-ligji dhe synimi i tij dallohet në pikën 5 të relacionit shpjegues për amendimin e nenit 127 të Kodit Rrugor, nënshkruar nga deputeti Pjerin Ndreu: “Ndryshimi i propozuar do të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit nga kryerja e shkeljeve të mësipërme dhe vjelja dyfish të shumës së masës administrative të parashikuar për dispozitën e shkelur”.

Ekspertët e sigurisë rrugore sugjerojnë që, për rastet e patentave të huaja, autoritetet shqiptare të lehtësojnë burokracitë, duke u përafruar në këtë mënyrë me standartet e Bashkimit Europian. Por, ndryshe nga mendimi i ekspertëve, amendamenti i deputetit Ndreu synon ndërlikimin e procedurave burokratike, me qëllim detyrimin e emigrantëve e kosovarëve që të paguajnë dyfishin e gjobës maksimale për shkeljen.

“Qershia mbi tortë” e relacionit shpjegues të deputetit Ndreu qëndron në fund të dokumentit, nëpërmjet të cilit synon amendimin ligjor: “Amendimi i propozuar do të ndikojë drejtëpërdrejtë për eliminimin e shfaqjeve korruptive dhe të perceptimit negativ që ekziston në publik për Policinë Rrugore, e cila sot aplikon masat për këtë kategori në zbatim të dispozitës përkatese, por “perceptimi” mbetet, pasi diferencat dhe ndryshimet në legjislacionet rrugore të huaja me ligjin shqiptar e krijojnë këtë perceptim”.

“Boldnews.al”, në vijim, do të kërkojë edhe opinionin e filozofëve shqiptarë për të zbërthyer domethënien e këtij paragrafi të deputetit Pjerin Ndreu. Por, ndërkohë, emigrantët shqiptarë dhe kosovarët që do të mbërrijnë gjatë sezonit turistik në Shqipëri duhet të përgatiten që të paguajnë dyfishin e gjobave, krahasuar me qytetarët shqiptarë, për shkeljet e mundshme rrugore.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 15 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 14/10/2025
KRONIKE

“Reforma në Drejtësi ishte eksperiment”/ Afrim Krasniqi: Thoshin “inshallah na del mirë”

22:55 : 14/10/2025
AKTUALITET

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, investigimi: Miliona të shpenzuara por pak rezultate

22:48 : 14/10/2025
BOTA

Kryqi i Kuq i dorëzon IDF-së trupat e 4 pengjeve të pajetë

22:41 : 14/10/2025
AKTUALITET

“Duhet ribërë Tirana”/ Lubonja: Nëse do isha kryebashkiak do rimerrja kompetencat përmes Kushtetueses

22:38 : 14/10/2025
AKTUALITET

Po kthehej në vendlindje, merr flakë makina e një emigranti në Librazhd

22:34 : 14/10/2025
Para

Napoli ndez dritën jeshile, Hysaj pranë gjigantit europian

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 15 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 14/10/2025

“Reforma në Drejtësi ishte eksperiment”/ Afrim Krasniqi: Thoshin “inshallah na del mirë”

22:55 : 14/10/2025

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, investigimi: Miliona të shpenzuara por pak rezultate

22:48 : 14/10/2025

Kryqi i Kuq i dorëzon IDF-së trupat e 4 pengjeve të pajetë

22:41 : 14/10/2025

“Duhet ribërë Tirana”/ Lubonja: Nëse do isha kryebashkiak do rimerrja kompetencat përmes Kushtetueses

22:38 : 14/10/2025

Po kthehej në vendlindje, merr flakë makina e një emigranti në Librazhd

22:34 : 14/10/2025

Korrupsioni në Rinas/ Pezullohen nga detyra dy policët që u filmuan duke marrë ryshfet

22:25 : 14/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com