• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Suarez pret me padurim Portugalinë: Për ne është motivim

19:50 : 30/06/2018
në SPORT

“Nesër (sot) do sfidojmë kampionët e Europës në fuqi: nuk mund të kishte motivim më të mirë”. Me këtë deklaratë është paraqitur në konferencën për shtyp të ditës së djeshme, Luis Suarez, në prag të Uruguai-Portugali (sot në Soçi, ora 15:00), ndeshja hapëse e turit të 1/8-ave të Botërorit. Sulmuesi i amerikano-jugorëve dhe i Barçës, më tej, ka analizuar situatën e kombëtares së Oskar Tabarez:

“Me Kavanin njihemi prej shumë kohësh, kemi luajtur bashkë në përfaqësuese për më shumë se dhjetë vite. Objektivat tanë? Asnjëri nuk mendon për veten: qëllimi është që Uruguai të avancojë sa më shumë në fazat e mëtejshme”, u shpreh Suarez, i cili më tej kaloi vëmendjen te luzitanët, kundërshtari i radhës: “Normalisht, rivaliteti që kemi me Kristianon këtu është ndryshe nga ai në La Liga (kampionatin spanjoll). Po luajmë një Botëror, ndjesitë që të jep fanella e kombëtares janë të veçanta. Do jetë një ndeshje ku secili do japë maksimumin, në mënyrë që skuadra përkatëse të vazhdojë përpara”. Si e pret “Pistolero” sfidën: “Jemi mësuar të luajmë në çdo temperaturë, i nxehti të konsumon më shpejt energjisë, por për këtë shërbejnë përgatitjet: është e nevojshme të qëndrojmë të hidratuar mirë, duke shfrytëzuar forcat në momentin e duhur”, përfundoi Suarez, që i la fjalën Tabarezit.

FLET TABAREZ – “Secila skuadër ka në repertor pika të forta, – komentoi trajneri i Uruguait. – Ndeshjet përpiqem të mos i imagjinoj si do shkojnë. Por, kemi bërë gjithçka të mundshme për të qenë të përgatitur. Qëllimi është të hyjmë në fushë për të fituar. E dimë që nuk do jetë e lehtë, por nuk do merremi me hamendësime. Në lojë do hyjmë me ide të qarta: organizim kolektiv dhe limitimi i Kristiano Ronaldos do jenë dy prej kërkesave të mia. CR7-a? Nuk ma prish gjumin, por jo sepse nuk i jap rëndësi: duhet t’i japësh vëmendjen e duhur, në mënyrë që të mos shndërrohet në mani. Kjo do më shpërqendronte”, analizoi Tabarez, duke shtuar:

“Siç tha edhe Luisi (Suarez), po përgatitemi prej një kohe të gjatë: punojmë bashkë prej 12 vitesh me rezultate më se pozitive. Kush do luajë (në veçanti e pyesin për Gimenezin, mbrojtësin)? Nuk flas për rastet individuale përpara një ndeshjeje. Të 23 lojtarët janë të gatshëm për të zbritur në fushë. Nga këta kam përdorur 17, deri tani. Ka pasur shumë përmirësime në lojën kolektive dhe nuk shoh gjëra të mëdha për t’u përmirësuar. Vështirësia e ndeshjes është motivimi i madh që kemi. Një fitore ndaj Portugalisë do ishte e mrekullueshme. Kjo, megjithatë, do mbetet për t’u parë në fund, ne na mbetet të provojmë”.

 

Lexo edhe:

Toska: Opozitën nuk e beson njeri! Njerëzit e Berishës me vila dhe makina 100 mijë euro

Clark: Ka pasur përpjekje të serbëve për të spastruar etnikisht veriun e Kosovës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Toska: Opozitën nuk e beson njeri! Njerëzit e Berishës me vila dhe makina 100 mijë euro

15:38 : 17/11/2025
RAJONI

Clark: Ka pasur përpjekje të serbëve për të spastruar etnikisht veriun e Kosovës

15:31 : 17/11/2025
AKTUALITET

Kërkesa për ekstradim, reagon Ahmetaj: Situatë e iniciuar! Është bërë që në 2023

15:30 : 17/11/2025
AKTUALITET

Mësohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK për “21 Janarin”

15:21 : 17/11/2025
AKTUALITET

“Kë sheh ti…”/ Debate në Komisioni për Çështjet e Brendshme, Çuçi kërkon përjashtimin e Nokës

15:16 : 17/11/2025
AKTUALITET

Vodhi para në 3 biznese, arrestohet i riu në Vlorë

15:13 : 17/11/2025
Para

Xherdan Shaqiri hyn në fushën ku trajnohen të rinjtë i maskuar si plak (VIDEO)

TË GJITHA

Toska: Opozitën nuk e beson njeri! Njerëzit e Berishës me vila dhe makina 100 mijë euro

15:38 : 17/11/2025

Clark: Ka pasur përpjekje të serbëve për të spastruar etnikisht veriun e Kosovës

15:31 : 17/11/2025

Kërkesa për ekstradim, reagon Ahmetaj: Situatë e iniciuar! Është bërë që në 2023

15:30 : 17/11/2025

Mësohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK për “21 Janarin”

15:21 : 17/11/2025

“Kë sheh ti…”/ Debate në Komisioni për Çështjet e Brendshme, Çuçi kërkon përjashtimin e Nokës

15:16 : 17/11/2025

Vodhi para në 3 biznese, arrestohet i riu në Vlorë

15:13 : 17/11/2025

“Ilir Metën e arrestuat si terrorist”, Proda: Ka qenë proporcionale në raport me situatën

15:06 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com