• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

‘Bomba’ e Salvinit: A do të ekzistojë pas një viti Europa e Bashkuar?

13:05 : 29/06/2018
në BOTA

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, synon parandalimin e hyrjes së emigrantëve të tjerë në Itali dhe i ka pritur me dyshim përpjekjet e kancelares gjermane Angela Merkel për një zgjidhje të përbashkët evroipane.

Në intervistën me të përjavshmen Der Spiegel në Romë, Salvini vë në dyshim edhe vetë ekzistencën e Evropës së bashkuar në të ardhmen e afërt.

DER SPIEGEL: Zoti Ministër, Kancelarja Angela Merkel do të donte të kthente mbrapsht azilkërkuesit që janë regjistruar në Itali por që kanë shkuar në Gjermani. Si është kjo për ju?

Salvini: Zonja Merkel ka thënë që Italia nuk duhet lënë vetëm. Tani, duhen parë pasojat. Ne jemi në vend të dytë, pas Gjermanisë, për numrin e refugjatëve që kemi pranuar. Kemi mbi 140 mijë raste azili, nuk mund të pranojmë asnjë rast më tepër. Përkundrazi, do të donim të hiqnim ca.

DER SPIEGEL: Me këtë pozicion ju mund të kontribuoni në fundin e Merkelit si kancelare.

Lexo edhe:

Vlora turistike e Ramës pa ujë prej javësh, qytetarët në “pikë të hallit”: S’kemi as me çfarë lahem

Nesër nis rinumërimi/ Celibashi: Do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë 85 kuti nga diaspora

Salvini: Ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm në Gjermani. Personalisht, nuk dua të shoh krizë atje apo rënien e qeverisë. Ndonëse pikëpamjet tona politike, dhe jo thjesht për refugjatët, janë shumë larg njëra-tjetrës. Kjo vlen për politikën ekonomike, reformën bankare dhe suficitin e Gjermanisë në tregtinë e jashtme.

DER SPIEGEL: Keni linjë direkt komunikimi me kancelaren?

Salvini: Jo, nuk e kam pasur këtë nder. Unë flas me ministrin e brendshëm Horst Seehofer.

DER SPIEGEL: Ju keni folur për marrëveshje me Seehofer dhe homologun austriak. E megjithatë, të dy duan të kthejnë mbrapsht refugjatë në Itali.

Salvini: E vërtetë. Të dy flasin për mbrojtjen e kufijve dhe dëbimin e atyre që nuk kanë të drejtë azili. Por qëllimi ynë i përbashkët nuk është thjesht ai i imponimit mbi Brukselin të shpërndarjes së refugjatëve, por kryesisht mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE. Një sistem si ai me Turqinë në juglindje duhet vendosur edhe në Evropën jugore.

DER SPIEGEL: Marrëveshja juaj me ministrin e brendshëm gjerman, me pak fjalë, kufizohet në mbrojtjen e kufijve të jashtëm. Po për dëshirën e tij për të kthyer refugjatët në Itali?

Salvini: Nuk kemi nevojë që të na vijnë. Kemi nevojë që të largohen nga ne.

DER SPIEGEL: Keni folur për këtë me zotin Seehofer?

Salvini: Jo, por Kryeministri Giuseppe Conte ka mandatin të deklarojë se problemi i Italisë është se kemi me bollëk, nuk kemi nevojë për kthime. Në këtë pikë, pozicioni ynë do të jetë krejt i qartë.

DER SPIEGEL: Cili në qeverinë italiane do të vendosë për pozicionin e vendit në samitin e BE në Bruksel?

Salvini: Kryeministri Conte.

DER SPIEGEL: Seriozisht?

Salvini: Po. Luigi Di Maio dhe unë jemi në akord të plotë me të. Ai ka mandatin të thotë “po” ose “jo” në Bruksel, të marrë pjesë ose të ngrihet e të ikë.

DER SPIEGEL: Megjithatë, të gjithë thonë se ju jeni anëtari më i rëndësishëm i qeverisë…

Salvini: Ju po më mbiblerësoni. Nuk duhet ta ekzagjerojmë.

DER SPIEGEL: Cili do të jetë pozicioni i qeverisë italiane për çështjen e refugjatëve?

Salvini: Ne, ministria e brendshme dhe ministria e jashtme, bashkë me kryeministrin, kemi përgatitur një dosje për takimin përgatitor të së dielës, të cilën e ka Giuseppe Conte (Vini re: Kjo intervistë është bërë para mini-samitit të së dielës, thirrur nga Merkel). Por ai nuk po shkon në Bruksel me një mision që duhet ta përmbushë. Ai e ka vetë në dorë, dmth mund të thotë “jo” nëse e sheh të arsyeshme.

DER SPIEGEL: Kjo do të thotë që vendimi mbetet i hapur?

Salvini: Po, por ndryshe nga e kaluar, marrëveshja me Italinë nuk është e garantuar nga jashtë.

DER SPIEGEL: Ka ende hapësirë për bisedime?

Salvini: Ne jemi të përgatitur të bisedojmë, pikë për pikë.

DER SPIEGEL: Si përputhet pozicioni juaj mbi refugjatët me draftet franko-gjermane, pjesë të të cilave tashmë janë bërë publike?

Salvini: Draftet e shkruara paraprakisht nga vende të tjera dhe më pas të dërguara rreth e rrotull me email nuk përputhen me mënyrën tonë të punës. Kjo gjë ose bëhet së bashku, ose nuk bëhet fare. Për më tepër, nuk më pëlqen rendi i adresimit të gjërave. Fokusi në projekt-dokument është kryesisht mbi deportimin e menjëhershëm në Itali të atyre që zbarkuan fillimisht në brigjet tona. Dhe vetëm më pas vjen adresimi i mbrojtjes së kufijve të jashtëm. Për ne, përparësitë janë ekzaktësisht në kahun e kundërt.

DER SPIEGEL: Cili është thelbi i konfliktit?

Salvini: Kur dikush në BE thotë se italianët fillimisht duhet të kujdesen për gjithçka e më pas ne do të ndihmojmë, atëherë unë them: Së pari na ndihmoni e pastaj mund të flasim për pjesën tjetër, për shpërndarjen e refugjatëve por edhe për bashkimin bankar, borxhin, etj.

DER SPIEGEL: Ju thoni se anijet e operuara nga OJQ-të, përfshirë disa nga Gjermania, duhet të largohen nga ujërat pranë Libisë?

Salvini: Pa diskutim, po. Ato përkrahin trafikantët e emigrantëve dhe nxitin kalimin e tyre.

DER SPIEGEL: Dhe kush duhet ta bëjë punën që bëjnë OJQ-të?

Salvini: Rojet detare të Libisë, Tunizisë dhe Egjiptit.

DER SPIEGEL: E konsideron Italia veten si pjesë e “Boshtit të Vullnetit”? Do të ishit në favor të instalimit të pikave të para të kontrollit në vendet jo-anëtare të BE në Ballkan?

Salvini: E keni fjalën për ngritjen e pikave të parandalimit jo vetëm në Afrikën Veriore por edhe në Ballkan? Po.

DER SPIEGEL: Kohët e fundit e keni quajtur presidentin francez Emmanuel Macron “arrogant”. Pse jeni i mërzitur me të?

Salvini: Francezët na kanë bërë leksione morali, e megjithatë, sipas statistikave, ata duhej të kishin pranuar prej kohësh 9 mijë azilkërkues nga Italia. Edhe sot, roje kufiri të armatosur patrullojnë kufirin me Italinë, në Ventimiglia. Është e drejta e tyre ta bëjnë, vetëm se duhet të mos na bëjnë më leksione.

DER SPIEGEL: Tani duket sikur BE do të jetë më i përçarë se kurrë në samitin e Brukselit. Ju shqetëson kjo gjë?

Salvini: Muajt e ardhshëm do të vendoset nëse Evropa do të ketë ende një të ardhme në formën aktuale ose nëse e gjithë kjo gjë do të jetë bërë e pakuptimtë. Nuk është thjesht për buxhetin e shatë viteve të ardhshëm. Vitin tjetër kemi zgjedhjet e reja për Parlamentin Evropian. Brenda një viti do të shohim nëse Evropa e bashkuar ekziston ende apo jo.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vlora turistike e Ramës pa ujë prej javësh, qytetarët në “pikë të hallit”: S’kemi as me çfarë lahem

14:24 : 16/06/2025
AKTUALITET

Nesër nis rinumërimi/ Celibashi: Do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë 85 kuti nga diaspora

14:23 : 16/06/2025
AKTUALITET

“Kështu lloj hallesh paçi gjithmonë”/ Balla ironizon opozitën: Po harxhoni energji kot!

14:14 : 16/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e ish-kryekomisarit Artan Cuku, dënohen me burg të përjetshëm Bledar Jambelli dhe Kristaq Leçi

14:07 : 16/06/2025
AKTUALITET

Përfshihet nga flakët biznesi te “Komuna e Parisit”/ FOTO

13:59 : 16/06/2025
AKTUALITET

Noka-Spiropalit: Turet tuaja turistike për të bërë selfie nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit

13:54 : 16/06/2025
Para

Thirrja e shkrimtarit të njohur për ish-kryeministrin: Ju ftoj të mbroni Teatrin nga mafia

TË GJITHA

Vlora turistike e Ramës pa ujë prej javësh, qytetarët në “pikë të hallit”: S’kemi as me çfarë lahem

14:24 : 16/06/2025

Nesër nis rinumërimi/ Celibashi: Do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë 85 kuti nga diaspora

14:23 : 16/06/2025

“Kështu lloj hallesh paçi gjithmonë”/ Balla ironizon opozitën: Po harxhoni energji kot!

14:14 : 16/06/2025

Vrasja e ish-kryekomisarit Artan Cuku, dënohen me burg të përjetshëm Bledar Jambelli dhe Kristaq Leçi

14:07 : 16/06/2025

Përfshihet nga flakët biznesi te “Komuna e Parisit”/ FOTO

13:59 : 16/06/2025

Noka-Spiropalit: Turet tuaja turistike për të bërë selfie nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit

13:54 : 16/06/2025

“Mos më llogarit, jam në SHBA”/ Socialistët “braktisin” kuvendin, kritika në mbledhje

13:39 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com