• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i DASH: Shqipëria s’përmbush standardet minimale në luftën ndaj trafikimit njerëzor, ende vend ‘burimi’

09:00 : 29/06/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të enjten Raportin e vitit 2018 për Trafikimin e Qenieve Njerëzore. Ky raport i përvitshëm, këtë herë fokusohet tek mënyrat e efektshme, me të cilat komunitetet lokale mund të përpiqen për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe e si mund të ndihmojnë qeveritë në fuqizimin e tyre.

Shqipëria vazhdon të jetë në grupin e dytë, ku janë të përfshira vendet që nuk i përmbushin plotësisht standardet minimale, por që bëjnë përpjekje të mëdha për t’i përmbushur ato. Shtetet, ndahen në tri kategori, tek e para hyjnë vendet, qeveritë e të cilave përmbushin standardet minimale dhe në të tretin, vendet që nuk i plotësojnë standardet dhe që nuk bëjnë përpjekje.

Shqipëria

Në kapitullin e raportit për Shqipërinë, thuhet se qeveria shqiptare nuk i përmbush plotësisht standartet minimale për eliminimin e trafikut të qenieve njerëzore; megjithatë, thuhet në raport, qeveria është duke bërë përpjekje të rëndësishme për të arritur këtë synim.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, dy të plagosur

VIDEO/ Gripshi nuk ndalet! Shënon gol në ndeshjen e katërt rresht me Astanën, dhuron dhe asist

Raporti vë në dukje se janë disa sektorë kyç për të cilat qeveria nuk i ka plotësuar standartet minimale.

Qeveria vazhdon t’i ndëshkojë viktimat e trafikimit për shkeje ligjore, pasojë e drejtpërdrejtë e faktit që viktimat janë detyruar t’i nënshtrohen trafikimit.

Qeveria ka raportuar më pak raste ndjekjesh penale e dënimesh dhe autoritetet vazhdojnë t’i ndjekin penalisht disa trafikantë nën akuza më të lehta, siç është ajo për shfrytëzim prostitucioni.

Qeveria ka vonuar financimin e strehëve të sigurta të drejtuara nga OJQ-të dhe hetimet e ndjekjet penale nuk i ka bërë vazhdimisht duke u nisur nga parimi që në qendër të tyre të jetë viktima.

Policia, thuhet në raport, jo gjithmonë i identifikon viktimat e trafikut mes individëve të përfshirë në prostitucion.

Sikurse është thënë në raportet për Trafikimin e Qenieve Njerëzore që nga viti 2014, Shqipëria mbetet vend burimi, vend kalimtar dhe destinacioni për burrat, gratë dhe fëmijët në trafikun e seksit dhe në punën e detyruar. Gratë dhe fëmijët shqiptarë janë subjekte të trafikut të seksit dhe punës së detyruar, sidomos gjatë sezonit turistik, thuhet në raport. Trafikantët përdorin premtime të rreme, siç janë martesa, apo vendet e punës, për t’i detyruar viktimat të përfshihen në këtë trafik. Ata po përdorin gjithnjë e më shumë mediat sociale për rekrutimin e viktimave.

Fëmijët shfrytëzohen si lypës dhe për punë tregtie, si shitës ambulatorë. Ata, kryesisht fëmijët e komunitetit rom, shfrytëzohen për punë sezonale. Ka patur raste kur fëmijët janë shfrytëzuar edhe në fushat e kanabisit. Viktimat shqiptare janë subjekte të trafikut të seksit në mbarë Evropën, sidomos në vende si Kosova, Greqia, Italia, Belgjika, Gjermania, Zvicra, Maqedonia, Norvegjia, Holanda dhe Britania e Madhe. Sipas raporteve të Organizatave Jo-qeveritare, ka një rritje të numrit të fëmijëve shqiptarë, që i nënshtrohen punës së detyruar në Kosovë dhe Britaninë e Madhe.

Në raport thuhet gjithashtu, se në Shqipëri, janë subjekte të trafikut të seksit dhe punës së detyruar, viktima të huaja nga vendet e Evropës dhe Filipinet. Imigrantët e paligjshëm nga Azia, shpesh punësohen në familjet e kamura shqiptare, duke u bërë të brishtë përballë punës së detyruar. Imigrantët nga Lindja e Mesme, Azia Qendrore dhe Afrika, e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar në Europën Perëndimore dhe ata rrezikohen nga trafikimi.

Rekomandime për Shqipërinë

Raporti i rekomandon Shqipërisë që t’i përjashtojë viktimat nga ndëshkimi për shkelje ligjore, kur shkeljet janë rezultat i drejtpërdrejtë i trafikimit, sidomos për viktimat e trafikut seksual, të cilat shfrytëzohen për prostitucion; të vazhdojë të hetojë me forcë, të ndjekë penalisht dhe dënojë trafikantët, përfshirë zyrtarët e implikuar në trafikim; të trajnojë hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit për identifikimin e viktimave; të shtojë mbrojtjen e viktimave nga frikësimet dhe kërcënimet gjatë proceseve gjyqësore, duke lehtësuar përfshirjen në programet e mbrojtjes së dëshmitarëve; të zgjerojë trajnimin e prokurorëve të përfshirë në çështje që merren me viktimat – dëshmitarë; të shtojë fondet për Organizatat Jo-qeveritare që strehojnë viktimat, dhe të rrisë numrin e punonjësve në këto strehë; të rrisë mundësitë e policisë kufitare dhe të shtojë përpjekjet për të kapur që herët shenja për fëmijë të trafikuar; të miratojë një plan mbarëkombëtar, për të cilin të ofrojë burimet e nevojshme financiare.

Siç thotë Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, “Skllavëria moderne nuk duhet të ketë vend në botë dhe synimi im është që të sigurohemi përmes angazhimit diplomatik dhe shtimit të masave, që në luftën kundër këtij kërcënimi global, udhëheqja e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të vazhdojë edhe në vitet që do të vijnë.” Marrë nga VOA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, dy të plagosur

18:10 : 06/07/2025
SPORT

VIDEO/ Gripshi nuk ndalet! Shënon gol në ndeshjen e katërt rresht me Astanën, dhuron dhe asist

18:09 : 06/07/2025
BOTA

VIDEO/ Tmerr në Antalia: Luani del nga kafazi dhe plagos një burrë në gjumë

17:39 : 06/07/2025
BOTA

“Fantazma” që udhëheq Hamasin: Abu Suheib, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës

17:38 : 06/07/2025
AKTUALITET

Kreditë me letra false të “Raiffeisen”, banka i kërkon qytetarit mbi 8 mln lekë të marra nga ortaku

17:25 : 06/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

17:13 : 06/07/2025
Para

Deri kur do vijojnë ditët me shi dhe çfarë parashikohet për muajin korrik

TË GJITHA

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, dy të plagosur

18:10 : 06/07/2025

VIDEO/ Gripshi nuk ndalet! Shënon gol në ndeshjen e katërt rresht me Astanën, dhuron dhe asist

18:09 : 06/07/2025

VIDEO/ Tmerr në Antalia: Luani del nga kafazi dhe plagos një burrë në gjumë

17:39 : 06/07/2025

“Fantazma” që udhëheq Hamasin: Abu Suheib, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës

17:38 : 06/07/2025

Kreditë me letra false të “Raiffeisen”, banka i kërkon qytetarit mbi 8 mln lekë të marra nga ortaku

17:25 : 06/07/2025

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

17:13 : 06/07/2025

Kërcënimi me bombë, Kurti: Serbia po zhvillon luftë hibride ndaj Kosovës

17:09 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com