Presidenti rus Vladimir Putin më në fund ka pranuar të takohet me Donald Trump në një samit që do të mbahet në një vend të tretë. Dhe përfundimisht për t’u mbajtur diskutimet mes dy vendeve është vendosur Helsinki me datë 16 korrik.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se samiti mund të bëhet pas takimit të muajit të ardhshëm të NATO-s në Bruksel.
Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë tensionuar për shkak të konfliktit sirian dhe aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë.
Ndihmësi i lartë i politikës së jashtme të Kremlinit tha se bisedimet konfirmuan se dy presidentët do takohen në vendin nordik.
Më herët këshilltari i Presidentit rus, Yury Ushakov tha se takimi kokë më kokë i liderëve do të zgjasë disa orë dhe ka disa ngjarje të renditura në protokoll.
Këshilltari e quajti “eventi më i rëndësishëm ndërkombëtar i kësaj vere”.