• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: S’kemi lidhur asnjë marrëveshje me Veliajn për godinën e re

16:12 : 27/06/2018
në AKTUALITET, KULTURE

Pas deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj se bashkia kishte arritur marrëveshjen me disa përfaqësues të artistëve, për ndërtimin e një godine të re të Teatrit Kombëtar, vjen reagimi nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Përmes një deklarate zyrtare Aleanca bën me dije se deri më tani nuk ka asnjë kompromis dhe marrëveshje me asnjë përfaqësues qeveritar pa u tërhequr ligji i veçantë nëpërmjet të cilit kërkohet të kryhet ndërtimi i godinës së re të Teatrit Kombëtar.

“Akoma më tej, ai është në kundërshtim të qartë të Kushtetutës ku sanksionohet barazia para ligjit dhe ndarja e pushteteve. Shteti dhe shoqëria shqiptare nuk kanë nevojë për artifica të tilla ligjore. Ato krijohen vetëm për të mbrojtur me ligj autorët e grabitjes së pronës publike”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit bën me dije se ata nuk mund të pranojnë absolutisht nuk mund të ketë falje të truallit publik ku shtrihet Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental. Mes të tjerash Aleanca thekson se Veliaj nuk ka asnjë status për kryerjen e negociatave apo dëgjesave publike, ndërsa shton se “Teatri është pronë publike në varësi të Mistrisë së Kulturës, e cila është po ashtu përgjegjëse për nisjen e procedurave të rregullta ligjore”.

DEKLARATË E ALEANCËS PËR MBROJTJEN E TEATRIT
Si rrjedhojë e takimeve të vazhdueshme private që vazhdon të kryejë Kryetari i Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, duam të informojmë publikun dhe qytetarët se:
Së pari, nuk ka asnjë kompromis dhe marrëveshje me asnjë përfaqësues qeveritar pa u tërhequr ligji i veçantë nëpërmjet të cilit kërkohet të kryhet ndërtimi i godinës së re të Teatrit Kombëtar. Ky ligj i veçantë, nëpërmjet të cilit qeveria i jep vetes pushtetin të negociojë pa kushte me një kompani të paravendosur, jo vetëm bie në kundërshtim me ligjet aktuale për prokurimin publik, partneritetet publike-private, dhe pushtetin vendor. Akoma më tej, ai është në kundërshtim të qartë të Kushtetutës ku sanksionohet barazia para ligjit dhe ndarja e pushteteve. Shteti dhe shoqëria shqiptare nuk kanë nevojë për artifica të tilla ligjore. Ato krijohen vetëm për të mbrojtur me ligj autorët e grabitjes së pronës publike.

Së dyti, kurrsesi dhe absolutisht nuk mund të ketë falje të truallit publik ku shtrihet Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental. Këto metoda financimi jo vetëm që nuk janë “falas”, jo vetëm që i kushtojnë më shtrenjtë publikut, por kanë si qëllim të vetëm vjedhjen e pasurisë së përbashkët – pasuri jo vetëm e artistëve, por e të gjithë shoqërisë shqiptare. Si rrjedhojë qëndrimi i SASE mbetet i qartë dhe i pandryshueshëm: Qeveria duhet të tërheqë draftin e ligjit të veçantë dhe të fusë procesin në kuadrin e rregullt ligjor. Vetëm ky proces garanton gjetjen e mundësive të ndryshme në lidhje me godinën e Teatrit si zgjidhjen më të mirë teknike.

Lexo edhe:

Qoka për miqtë/ Adi Dule, poçari i Edi Ramës hyn në tregun e parqeve fotovoltaikëve

Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë

Së treti, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj aktualisht nuk ka asnjë status për kryerjen e negociatave apo dëgjesave publike. Teatri është pronë publike në varësi të Mistrisë së Kulturës, e cila është po ashtu përgjegjëse për nisjen e procedurave të rregullta ligjore. Përfshirja e z. Veliaj jo vetëm që është personale dhe informale, por është në kundërshtim të frymës së procedurave ligjore aktuale dhe parimit të ndarjes së pushteteve. Z. Veliaj është i mirëpritur të japë mendime personale, ashtu si gjithë qytetarët e tjerë, por asgjë më shumë se kaq.
Tiranë 27 Qershor 2018

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qoka për miqtë/ Adi Dule, poçari i Edi Ramës hyn në tregun e parqeve fotovoltaikëve

10:57 : 13/09/2025
AKTUALITET

Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë

10:45 : 13/09/2025
HOROSKOPI

Këto janë tri shenjat e zodiakut më me pak fat të këtij muaji

10:31 : 13/09/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, nis fushata elektorale në Kosovë

10:11 : 13/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Makina doli nga rruga, detaje nga aksidenti me një viktimë dhe tre të plagosur në Lushnje

09:57 : 13/09/2025
BOTA

Rusia Lindore goditet nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë

09:47 : 13/09/2025
Para

EMRAT/ Kush janë aktorët që hodhën firmat për prishjen e Teatrit

TË GJITHA

Qoka për miqtë/ Adi Dule, poçari i Edi Ramës hyn në tregun e parqeve fotovoltaikëve

10:57 : 13/09/2025

Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë

10:45 : 13/09/2025

Këto janë tri shenjat e zodiakut më me pak fat të këtij muaji

10:31 : 13/09/2025

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, nis fushata elektorale në Kosovë

10:11 : 13/09/2025

EMRAT/ Makina doli nga rruga, detaje nga aksidenti me një viktimë dhe tre të plagosur në Lushnje

09:57 : 13/09/2025

Rusia Lindore goditet nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë

09:47 : 13/09/2025

Gruaja e Charlie Kirk fjalim emocionues: Zëri i tij do të vazhdojë të dëgjohet

09:36 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com