• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gratë shqiptare me pengesa në lirinë e votës, si zgjedhëse ashtu edhe kandidate

09:50 : 27/06/2018
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Lexo edhe:

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

Gratë  shqiptarë kanë pasur kufizime në lirinë e tyre të votës, si dhe vijojnë të hasin steriotipe gjinore në të qenit përfaqësuese politike.

Ky përfundim ka dalë nga Indeksi kombëtar i pjesëmarrjes së grave në zgjedhje, i kryer nga UN Woman.

Ky indeks fokusohet plotësisht në identifikimin e arritjeve e suksesshme të grave në Shqipëri dhe ku ato përballen me pengesa për t’u përfshirë plotësisht në procesin demokratik të të votuarit.

Indeksi u krye nga UN Women, Enti i Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave, në kuadër të programit “Lidershipi dhe Pjesëmarrja Politike”. Ky program është financuar nga Qeveria Suedeze nëpërmjet Fondit të Koherencës së Kombeve të Bashkuara dhe është pjesë e “Programit të Bashkëpunimit për Zhvillim të Qendrueshëm ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara 2017-2021”.

Indeksi përfshin 12 qarqet e vendit dhe sipas tij, asnjë qark nuk konsiderohet i lirë nga pengesat që gratë të marrin pjesë në zgjedhje si zgjedhëse apo kandidate.

Gjetjet e indeksit:

Vlerësimi në nivel kombëtar
Në disa aspekte ku situata është pozitive, por në shumë elemente situata është shqetësuese lidhur me mundësinë e grave për të marrë pjesë në zgjedhje.

• Ka më pak pengesa për pjesëmarrjen e grave si votuese se sa si kandidate në zgjedhje

• Në përgjithësi, vendi rezulton shumë mirë (1 = Gjelbër) në lidhje me kuptueshmërinë e fletës së votimit. Pra votueset gra e kanë të lehtë të gjejnë kandidatin e preferuar në fletën e votimit. Gjithashtu disa tregues të tjerë në procesin e votimit tregojnë pak pengesa të rëndësishme (Nota 2)

• Sidoqoftë, ka ende shumë aspekte mjaftueshmërisht shqetësuese (Nota 3) që lidhen me procesin e votimit, në veçanti:

• Kufizimi i lirisë së grave për të votuar për një kandidat të preferuar, presioni ndaj grave i ushtruar nga anëtarët e familjes, dhe prania e stimujve të jashtëm (p.sh. blerja e votave) për të ndikuar në preferencat e votueseve.

• Besimi i grave tek kapaciteti i tyre për të marrë pjesë dhe për të ndikuar në politikë, duke përfshirë edhe interesin e tyre të përgjithshëm për politikën. Në përgjithësi politika shihet (edhe nga vetë gratë) si një “punë burrash”

Pengesat që gratë hasin për t’u zgjedhur si përfaqësuese janë dukshëm më prezente, ku të gjithë indikatorët, përvec njërit, shënojnë 3

• Liria e grave për të menaxhuar fushatën e tyre zgjedhore nuk konsiderohet si shqetësim ( Nota 1 =e Gjelbër)

• Megjithatë gratë e kanë të vështirë të futen në lista zgjedhore, dhe kur kjo ndodh ato vendosen në pozicione ku mundësia për t’u zgjedhur është shumë më e vogël (3)

• Pengesat ligjore për t’u përfaqësuar janë prezentë dhe kuotat gjinore nuk zbatohen në frymë dhe në gërmë. (3)

• Gratë kanë vështirësi për të financuar fushatat e tyre politike, përballen me vështirësi për të shprehur ankesat që kanë rreth procesit zgjedhor. (3)

• Zbatimi i ligjit për kuotat gjinore ka qenë tepër i dobët (4 = e Kuqe)

• Gratë marrin më pak financime zgjedhore se burrat dhe kanë në total një numër më të vogël donatorësh. (3)

• Ka një perceptim të përgjithshëm se ankesat e grave kandidate për procesin zgjedhor marrin më pak vëmendje dhe nuk trajtohen në mënyrë të drejtë. (3)

• Stereotipet gjinore janë të përhapura gjerësisht në shoqëri dhe negative për rolin që gratë mund të luajnë si përfaqësuese politike. (3)

Situata në rrethet e vendit:
Në përgjithësi, gratë në Berat, Dibër dhe Korçë duket se kanë hasur më pak pengesa për të ushtruar të drejtat e tyre politike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 sipas indeksit, ndërsa gratë në Lezhë, Elbasan dhe Kukës përballen me situatën e kundërt. Situata në gjashtë rrethet e tjera është diku në mes të renditjes, dhe këtu përfshihen qarqet më të mëdha dhe më të zhvilluara ekonomikisht të Shqipërisë, përfshirë kryeqytetin e saj, Tiranën.

Sipas raportit, asnjë qark nuk konsiderohet i lirë nga pengesat që gratë të marrin pjesë në zgjedhje si zgjedhëse apo kandidate. Megjithatë, pothuajse të gjitha rrethet (me përjashtim të Durrësit) paraqesin më pak pengesa për të drejtën e grave për të votuar, me një notë mesatare prej 0.45 më të mirë, se sa për të drejtën e tyre për t’u zgjedhur. Rrethet që kanë variacionin më të madh mes dy kategorive (e drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur) janë Korça (0.83), Tirana (0.63) dhe Shkodra (0.63). Ndërsa Fieri dhe Dibra kanë diferencat më të vogla (0.1), duke na bërë të kuptojmë se gratë janë po aq të lira për tu zgjedhur sa edhe janë për të votuar.

Gratë në Kukës dhe Durrës duket se kanë qenë më pak të lira për të votuar (Nota 3), krahasuar me gratë në Berat dhe Korçë (Nota 2), megjithëse gratë në asnjë nga rrethet nuk janë krejtësisht të lira. Në mënyrë të ngjashme, gratë kandidate në Berat dhe Dibër (Nota 2) duket se kanë hasur më pak pengesa për t’u zgjedhur se gratë në pjesën tjetër të rretheve (Nota 3)./monitor

Lajme të lidhura

BOTA

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

19:26 : 10/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
SPORT

Premier League/ Southampton ndal Manchester City-n

19:01 : 10/05/2025
AKTUALITET

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve/ Ministritë, jo më autoritete kontraktore

18:56 : 10/05/2025
AKTUALITET

U denoncua i humbur, gjendet i vdekur në kanal 65-vjeçari

18:45 : 10/05/2025
AKTUALITET

Media amerikane: Balluku bën një “sy qorr” ndaj trafikut të kokainës në Portin e Durrësit

18:38 : 10/05/2025
Para

Pak ditë para vettingut, zbardhet pasuria e kryeprokurores Marku

TË GJITHA

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

19:26 : 10/05/2025

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025

Premier League/ Southampton ndal Manchester City-n

19:01 : 10/05/2025

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve/ Ministritë, jo më autoritete kontraktore

18:56 : 10/05/2025

U denoncua i humbur, gjendet i vdekur në kanal 65-vjeçari

18:45 : 10/05/2025

Media amerikane: Balluku bën një “sy qorr” ndaj trafikut të kokainës në Portin e Durrësit

18:38 : 10/05/2025

Durrës/ Shkrumbohet autobusi, shpëtojnë pasagjerët

18:13 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com