• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Euro tjetër rritje të lehtë, ja me sa u këmbye sot monedha europiane

15:10 : 26/06/2018
në EKONOMI

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.98 lekë, duke u rritur lehtë me 0.09 lekë, në krahasim me ditën e mëparshme, pas dy ditëve radhazi ku monedha e përbashkët kishte humbur pikë.

Ndërsa dollari ra lehtë me 0.07 lekë, duke u konvertuar me 107.96 lekë.

Euro mbetet e dobët edhe në bursat ndërkombëtare, ku ajo u këmbye sot në rreth 1.16 USD, niveli më i ulët që nga tetori 2017. Megjithatë, në Shqipëri, në tetor, kur monedha e përbashkët këmbehej me dollarin në nivele të njëjta me sot, një euro ishte e barazvlefshme në tregun vendas me 133.5-133.8 lekë, duke treguar se rënia e tij lidhet më shumë me faktorë të brendshëm, sesa me reflektimin e bursave ndërkombëtare.

Që nga mesi i vitit 2016, euro ka shënuar rënie të vazhdueshme në raportet e këmbimit me lekun. Mesatarja e vitit 2016 ishte 137.4 lekë, nga 139.7 lekë, që u mbyll viti 2015.

Lexo edhe:

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

Në 2017, kursi mesatar i këmbimit zbriti në 134.1 lekë, ndërsa më i thellë ka qenë nënçmimi në muajt e parë të 2018-s, ku mesatarja për 6 mujorin ka zbritur në 130 lekë. Aktualisht, në krahasim me fillimin e këtij viti, ku euro këmbehej me gati 134 lekë, monedha e përbashkët ka humbur rreth 9.3 lekë, ose rreth 6%.

Arsyet kryesore, sipas ekspertëve lidhen me ofertën për valutë, e cila vlerësohet se vjen më së shumti nga kanalet informale, siç u tregua nga kapja e rreth 3.5 milionë eurove cash në Portin e Durrësit dy ditë më parë, teksa të dhënat zyrtare të bilancit të pagesave nuk flasin për ndonjë përmirësim të burimeve zyrtare të hyrjes së valutës. Një tjetër faktor që ka ndikuar janë dhe transaksionet e bankave për konvertimin e kapitalit nga euro në lekë, në kuadër të procesit të shit-blerjeve të bankave.

Pasi euro arriti në nivelin më të ulët të 10 viteve në fillim të qershorit, në 124.17 lekë, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë e frenuan rënien e mëtejshme dhe e ngjitën përkohësisht euron në 128 lekë, por më pas monedha e përbashkët ra sërish dhe pas luhatjeve të forta është stabilizuar në rreth 126 lekë. Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të jetë vazhdimisht në treg për të mos lejuar rënie të fortë të euros.

Ekspertët presin që euro të jetë e dobët për shkak të efekteve sezonale, që lidhen me prurjet e turistëve dhe të emigrantëve.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025
AKTUALITET

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

16:47 : 15/11/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Vlorë–Kotë, një i plagosur/ EMRI

16:41 : 15/11/2025
Lajmet e Dites

Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, dënohet me 25 vite burg Klaudio Përkola

16:35 : 15/11/2025
AKTUALITET

Zjarri në Astir, PAMJE nga momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë dy fëmijët e mitur

16:27 : 15/11/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Fier/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 6 të plagosur

16:14 : 15/11/2025
Para

Kur dashuria kthehet në makth, pranga të riut që përndiqte ish-gruan

TË GJITHA

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

16:47 : 15/11/2025

Aksident në aksin Vlorë–Kotë, një i plagosur/ EMRI

16:41 : 15/11/2025

Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, dënohet me 25 vite burg Klaudio Përkola

16:35 : 15/11/2025

Zjarri në Astir, PAMJE nga momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë dy fëmijët e mitur

16:27 : 15/11/2025

Aksident i rëndë në Fier/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 6 të plagosur

16:14 : 15/11/2025

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

16:13 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com