Një tentativë grabitje ka ndodhur sonte në qytetin e Lezhës.
Mësohet se kanë qenë persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë hyrë në një market duke tentuar grabitjen.
Nuk ka ende detaje në lidhje me ngjarjen.
Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.