Një ngjarje tronditëse raportohet këtë mesditë nga kryeqyteti.
Një burrë është rrëzuar në rrugën kryesore në Paskuqan dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas policisë, mdatë 25.06.2016, rreth orës 12:20, në rrugën kryesore në Paskuqan, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka gjetur vdekjen shtetasi E. Gj., rreth 50 vjeç. Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të vdekjes.