• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Spaho: Nëse nuk hapen negociatat, opozita do të reagojë fort

21:30 : 24/06/2018
në POLITIKE

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho beson se një qeveri, ku janë bërë bashkë krimi i organizuar me qeveritarët, nuk mund të pranohet në Europë. Zyrtari i lartë demokrat përmend se për shkak të keqqeverisjes së majtë, Shqipëria ka bërë kthim pasi edhe në vitin 2016, u kërkua hapje negociatash me kushte.

Por Spaho thotë për “Gazeta Shqiptare” se, nëse negociatat nuk hapen, marrëdhëniet politike nuk mund të jenë si më parë. Kreu i deputetëve demokratë paralajmëron se në rast se nuk hapen negociatat me 28 qershor, opozita do të reagojë fortë dhe se asgjë nuk do të jetë më si më parë. Z.Spaho flet edhe për çështjen “Xhafaj”, sipas të cilit beteja vazhdon aq kohë sa drejton ministrinë e Brendshme ndërsa rikthimin e PD-së në pushtet e sheh përmes garantimit të votës së lirë.

Z.Spaho, çfarë paralajmëroni përmes letrës së përbashkët që mban dhe firmën e kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, z.Petrit Vasili për mohimin e të drejtës së fjalës në Kuvend pas seancës së fundit plenare?

Rasti sikurse theksojmë në letër është mjaft i rëndë dhe i paprecedent. Maxhoranca me forcën e numrave në Kuvend merr vendim nëse do lejohet opozita të flasë ose jo. A e kuptoni se ku kemi arritur? Kjo ngjet vetëm në diktatura, të cilat mbajnë një opozitë fasadë. Kështu si u veprua ditën e enjte praktikisht i është dhënë fund rendit demokratik dhe kushtetues. Nëpërmjet letrës ne informojmë publikun e gjerë dhe komunitetin ndërkombëtar, por paralajmërojmë maxhorancen se do të përballet me reagimin tonë më të ashpër të mundshëm dhe më të gjitha mjetet.

Lexo edhe:

Trump: Evropa “do të paguajë një çmim shumë të lartë”

Raporti/ Zbulohet roli i mjekëve në skemën e vjedhjes mln euro nga “CFO Pharma”, prokuroria hesht

Në Kuvend, kreu i PD, Lulzim Basha njoftoi se Gjermania ka vendosur të mos hapë negociatat me vendin tonë. Konkretisht çfarë informacionesh ka PD lidhur me këtë çështje nga vendet skeptike?

Qëndrimet e vendeve skeptike janë bërë publike nga vetë këto vende. Gjermania është shprehur për hapje të negociatave pa kushte me Maqedoninë dhe për Shqipërinë ka vendosur 10 kushte që fillojnë nga reforma zgjedhore, përmirësimi i klimës politike me opozitën, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe dënimi i politikanëve të lartë, përfundimi i vetingut për gjykatat e apelit dhe më sipër, krijimi i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, krijimi i SPAK, dekanabizimi i vendit, etj. E veçanta është që kushtet nuk kanë afat dhe kontrolli i plotësimit të tyre nuk do i lihet Komisionit Europian, por Qeverisë Federale dhe Bundestagut. Kjo gjë nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e zgjerimit të BE. Franca dhe Holanda janë edhe më skeptike dhe nga sa janë shprehur autoritetet e këtyre vendeve janë kundër hapjes së negociatave për shkak se qeveria shqiptare nuk ka bërë mjaftueshëm në drejtim të luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe azilantëve për të cilët ja kalojmë edhe Sirisë në konflikt. Nga sa është njoftuar në media parlamenti holandez votoi me shumicë dërrmuese për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Çfarë e pengon hapjen e negociatave me 28 qershor?

Mosrealizimi i reformave dhe mosplotësimi i detyrave nga qeveria e Edi Ramës. Fakti që koalicioni qeverisës në Gjermani vendos 10 kushte do të thotë që ata janë të pakënaqur me përpjekjet e Shqipërisë dhe dëshirojnë të shohin progres të vërtetë dhe jo gënjeshtrat e Edi Ramës. Një qeveri ku janë bërë bashkë krimi i organizuar me qeveritarët nuk mund të pranohet në Europë.

Kur besoni se do të bëhet i mundur momenti i hapjes së negociatave?

Kjo është pyetje për maxhorancën, por sikurse u shpreha më sipër negociatat mund të hapen kur të ketë progres substancial dhe të qartë në reformat e nevojshme dhe kushtet e vëna nga vendet e BE. /GSH.

Lajme të lidhura

BOTA

Trump: Evropa “do të paguajë një çmim shumë të lartë”

08:44 : 27/07/2026
AKTUALITET

Raporti/ Zbulohet roli i mjekëve në skemën e vjedhjes mln euro nga “CFO Pharma”, prokuroria hesht

08:40 : 27/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

08:14 : 27/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët protestojnë para Kuvendit: Nuk na përfaqësoni! Parlament i krimit

08:10 : 27/07/2026
AKTUALITET

Reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

08:05 : 27/07/2026
HOROSKOPI

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026
Para

Festimi me shqiponjë i Shaqirit dhe Xhakës, ja si i mbron ish-amabasdori i Gjermanisë në Kosovë

TË GJITHA

Trump: Evropa “do të paguajë një çmim shumë të lartë”

08:44 : 27/07/2026

Raporti/ Zbulohet roli i mjekëve në skemën e vjedhjes mln euro nga “CFO Pharma”, prokuroria hesht

08:40 : 27/07/2026

Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

08:14 : 27/07/2026

Qytetarët protestojnë para Kuvendit: Nuk na përfaqësoni! Parlament i krimit

08:10 : 27/07/2026

Reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

08:05 : 27/07/2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş