• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Teatri/ Nesër përballja arkitektë-aktorë, Veliaj: I bindur se do të triumfojë arsyeja

13:24 : 24/06/2018
në AKTUALITET, SOCIALE

Pas sheshit Skënderbej dhe Pazarit të ri, Tirana do të ketë një tjetër xhevahir që quhet Teatri i ri Kombëtar. Kjo është garancia që dha sot Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një takim falenderimi të organizuar nga kryeministri Rama për të gjithë ata që ideuan dhe punuan për rindërtimin e sheshit “Skënderbej”, i cili u vlerësua në Barcelonë me çmimin evropian për hapësirën publike urbane 2018.

Në fjalën e tij, Veliaj shprehu bindjen se sa i takon çështjes së ndërtimit të teatrit të ri, do të triumfojë arsyeja mbi nostalgjinë për t’u siguruar se shqiptarët në 100 vitet e ardhshme do të kenë një teatër të ri dhe modern.

“Mezi pres që në diskutimin e nesërm, të ulur gju më gju me arkitektët , me artistë ne të arrijmë në një konsensus që t’i hapim rrugë të paktën një negociate ku të fillojmë që të flasim dhe të gjykojmë se si në pamundësi që shteti ynë modest të paguajë shuma që nuk i përballon dot, ne ashtu si kjo mrekullia që po prodhohet sot e stadiumit kombëtar, ne të kemi një tjetër xhevahir në qytetin e Tiranës që quhet Teatri i ri Kombëtar dhe jam i bindur se do të triumfojë arsyeja mbi nostalgjinë dhe do të gjejmë mënyra origjinale se si dhe nostalgjinë ta përfshijmë në teatrin e ri për tu siguruar shqiptarëve të 100 viteve të ardhshme një teatër të ri dhe modern në zemër të qytetit, aty ku bëhet art, kulturë dhe në brinjë të sheshit Skënderbej, aty ku gëlon jeta e qytetit tonë”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë nënvizoi se është diskutuar gjatë më lidhje me çështjen e teatrit, ku sikurse edhe arkitekti i njohur në gjithë botën Bjarke Ingels vlerëson , është i pamundur rikonstruktimi i një godine që nuk ka qenë ndërtuar për teatër. “Ne kemi pasur një diskutim shumë të gjatë me arkitektin Bjarke Ingels dhe besoj dje shqiptarët patën një shans të shikonin të gjithë argumentet pse edhe gjeometrikisht, për atë që ka nevojë teatri, për xhepat anësore, për nënskenën, për mbiskenën, për kushtet , për higjienë, për mbrojtjen nga zjarri, ne nuk mund të rikonstruktojmë diçka që nuk ishte bërë origjinalisht si një teatër”, tha ai. Teksa falënderoi artistët dhe aktorët për diskutimet rreth teatrit, Veliaj shprehu bindjen se në përfundim të projektit për teatrin e ri, Tirana do të marrë një tjetër çmim për teatrin më të bukur në Bashkimin Europian.

“Dua të falënderoj publikisht sot të gjithë aktorët, të gjithë arkitektët që i kanë dhënë besim këtij procesi. Unë jam i bindur sot dhe nuk ma heq njeri këtë bindje dhe jam i sigurt që ndaj këtë edhe me kryeministrin, pas disa vitesh, ne padyshim do të marrim një çmim për teatrin më të bukur në Bashkimin Euriopian ku jo vetëm që do të jemi anëtar por do të kemi edhe një stoli ku bëhet art i mirëfilltë në kushte dinjitoze dhe në kushte moderne.
Duke u ndalur tek sheshi Skënderbej, Veliaj deklaroi se ky projekt është rezultat i një pune kolosale e nisur nga Edi Rama në vitin 2008 dhe e përfunduar vetëm një vit përpara, duke e transformuar këtë zonë në hapësirën publike më të bukur në Europë.

Lexo edhe:

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

“Para pak ditësh ishim në Barcelonë për të marrë këtë çmim që ju shikoni këtu sot i cili është një çmim që në fakt nuk jepet vetëm nga organizata pritëse e çmimit që është Qendra Kulturore Bashkëkohore e Barcelonës, por në fakt nga 6 institucionet kryesore të arkitekturës edhe të urbanistikës në Europë, nga Fondacioni i Arkitekturës, nga Muzeu i Arkitekturës dhe Disign, nga Muzeu i Arkitekturës Gjermane, nga Qendra e Arkitekturës në Vjenë dhe nga Muzeu i Arkitekturës në Finlandë. Ky rezultat dhe kjo arritje e nisur nga Edi Rama në vitin 2008 dhe e përfunduar vetëm një vit më përpara është zyrtarisht hapësira publike më e bukur në Europë”, tha ai, teksa nënvizoi se qëllimi është që përtej skepticizmit dhe histerisë së momentit të fitohet beteja për gjeneratat e ardhshme. “Kam disa falënderime sot dhe falënderimet janë së pari për Edi Ramën dhe për skuadrën e tij që 10 vite më përpara pati vizionin për të bërë diçka revolucionare. Sigurisht ne sot jetojmë në kohën e populizmit, gjëja më e thjeshtë të bësh është të zbulosh çfarë duan njerëzit dhe të bësh atë që duan njerëzit. Ky quhet populizëm, të mos i sfidosh njerëzit të ndryshojnë status-quo-në, të mos i inkurajosh të ëndërrojnë diçka më të madhe, më të bukur, t’u vish sipas avazit vetëm për të fituar betejën e ditës. Pyetja është kjo, ne jemi këtu për betejën e ditës apo për betejën e një gjenerate të tërë? Jemi këtu për të fituar disa pikë të vogla dhe për të ulur histerinë e momentit apo jemi këtu për të bërë një betejë me histerinë dhe për të fituar filozofia jonë e qyteteve për njerëzit mbi histerinë e ditës, mbi cinizmin dhe mbi sportin kombëtar të skepticizmit”. Në fund të fjalës së tij, Veliaj dha një lajm të mirë edhe sa i takon Piramidës, e cila shumë shpejt do të kthehet në qendrën më të madhe të zhvillimit të teknologjisë së informacionit në rajonin tonë.

 

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025
SPORT

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025
BOTA

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025
SPORT

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025
AKTUALITET

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025
RAJONI

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025
Para

Sfilata e Diorit në Paris kushtuar meshkujve

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025

Etrit Berisha eliminon Anderlecht-in, pret penalltinë vendimtare dhe shënon atë të fitores

22:25 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com