• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sulmet e 11 shtatorit 2001, çfarë fshihet ne 28 faqe “Top Secrete” të SHBA

19:12 : 16/04/2016
në BOTA

Në 2004 Komiteti i Inteligjencës në Senatin amerikan doli me një raport voluminoz prej 838 faqesh në lidhje me sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001. Raporti përshkruante në detaje ngjarjet para dhe pas sulmeve tragjike, por i mungonte një pjesë; kapitulli i fundit që nuk u bë publik nga administrata Bush, e më pas edhe nga ajo Obama për arsye të “sigurisë kombëtare”.

Bëhet fjalë për 28 faqe të kapitullit të fundit që mbahen të fshehta prej 13 vitesh dhe në dijeni të përmbajtjes së të cilave është vetëm një grusht personash. Si Bush, ashtu edhe Obama refuzuan të bëjnë publike këto 28 faqe duke deklaruar se publikimi i tyre “do të minonte sigurinë kombëtare”. Më vonë me të njëjtin arsyetim edhe FBI do të refuzonte kërkesat për publikimin e përmbajtjes së kapitullit të fundit të raportit.

“Përmbajtja është e fortë dhe do t’ju habisë nëse publikohet”, thotë Tim Roemer, ish-kongresmen demokrat dhe njëri prej pak personave që është në dijeni të asaj që shkruhet në 28 faqet finale të raportit, falë pozicionit të tij si anëtar i komisionit hetimor.

Shumë besojnë se qeveria amerikane vendosi të censurojë këtë pjesë të raportit për të mbrojtur marrëdhëniet delikate me Arabinë Saudite, ku udhëheqësit, monarkët, të pasurit dhe feja janë mpleksur keqas në institucionet drejtuese të vendit.

Ajo që dihet është se në janar të vitit 2000 në Los Anxheles mbërritën personat e parë nga grupi prej 19 vetë që kryen sulmet e një viti më vonë. Ata u ulën në tokën amerikane pasi më parë kishin marrë pjesë në një samit të Al Kaedas në Kuala Lumpur, Malajzi.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

Shtetasit sauditë, Nawaf al-Hazmi dhe Khalid al-Mihdar zbritën në SHBA me njohuri naive mbi qytetërimin perëndimor, madje mezi flisnin anglisht. Megjithatë, ata ja arritën qëllimit të siguronin një banesë dhe për më tepër të regjistroheshin në kurse pilotimi avionësh.

Gjatë qëndrimit në SHBA janë ndihmuar nga Fahad al-Thumairy, një diplomat në konsullatën saudite në Shtetet e Bashkuara, të cilit në 2003 iu refuzua hyrja për prirjet e tij ekstremiste. Nga hetimet e tabulateve telefonike rezulton se al-Thumairy ka qenë në kontakt të rregullt me Omar al-Bayoumi, aktori kryesor në organizimin e sulmeve. Sipas ish-senatorit të Floridas, Bob Graham, al-Bayoumi ishte një agjent sekret saudit.

Agjenti saudit ka qenë ai që u ka siguruar strehim, karta identiteti dhe i ka regjistruar në kurse anglishteje dhe ato të fluturimit në San Diego. Janë vërtetuar gjithashtu edhe lidhjet e tij me Anëar al-Aëlaki, një imam i lindur në Shtetet e Bashkuara, që më vonë do të bëhej shef i propagandës së Al Kaedas në Jemen dhe “udhëheqësi shpirtëror” i terroristëve.

Të gjitha këto përforcojnë dyshimet e analistëve dhe të mediave ndërkombëtare se gjithçka që fshihet në ato 28 faqe ka të bëjë me rolin e Arabisë Saudite. “Arabia Saudite konsiderohet prej kohësh si burimi kryesor njerëzor dhe financiar për Al Kaedan”, thotë “60 minutes”.

Megjithatë, raporti i kongresmenëve amerikanë kujdeset të sqarojë se “nuk është gjetur asnjë fakt që provon lidhjen e qeverisë saudite si institucion apo zyrtarëve të lartë sauditë me Al Kaedan”.

Zbardhjen e përmbajtjes së 28 faqeve sekrete e kërkojnë me ngulm edhe familjarë të viktimave apo të mbijetuar të sulmeve, kërkesë kjo që pritet të marrë përgjigjie në muajt e mbetur të presidencës Obama. Shefi i Shtëpisë së Bardhë pritet të vendosë përpara se të largohet nëse do të deklasifikojë këtë raport apo do ta lerë atë ashtu siç është; top secret!

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025
AKTUALITET

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025
BOTA

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025
AKTUALITET

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025
BOTA

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025
AKTUALITET

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025
Para

Vogëlushja qan në këmbët e Papës, Françesku kthehet në Vatikan me 12 refugjatë me vete

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com