Gjendja shëndetësore e dy të moshuarve Hasie e Destan Neziri që u plagosën një ditë më parë nga djali i tyre 25-vjeçar me thikë ka ardhur duke u përmirësuar. 75-vjecari është shtruar në repartin e kirurgjisë ndërsa bashkëshortja e tij pritet të dalë sot nga reanimacioni ku gjendet prej 24 orësh.
I moshuari i cili u sulmua me thikë ka treguar për Gazeta Shqiptare se i biri e kreu aktin në zemërim e sipër. Megjithatë, ai thotë se do ta falë djalin për veprimin e rëndë. I shtrirë në krevat dhe me frymëmarrje të rënduar, ku dallohen qartë se ku e ka goditur i biri, pasi janë të vendosura fashot, Destan Neziri, thekson se e ka fëmijë.
“Kemi qenë mësues të dy, ndërsa djali ka mbaruar gjimnazin. Unë e kam fëmijë dhe prej fëmijës çfarë nuk pret”.
https://www.youtube.com/watch?v=VNzQeooI75Q