Qeveria shqiptare ka miratuar dërgimin e një toge këmbësorie të Forcave të Armatosura në Rumani, si pjesë e angazhimit të Shqipërisë në strukturat e NATO-s për mbrojtjen e krahut juglindor të Aleancës (RP-SE).
Kontingjenti do të përbëhet nga 30 ushtarakë, të cilët do të shërbejnë në strukturat drejtuese dhe operative të NATO-s në Rumani, duke kontribuar në misionet e mbrojtjes kolektive dhe në aktivitetet e DDA-së në rajon.














