• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD akuza të rënda: 4 deputetë të Ramës kanë përfituar tendera prej 78 milionë eurosh

14:53 : 20/06/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

 Partia Demokratike ka hedhur akuza të rënda sot në drejtim të maxhorancës dhe kryeministrit Edi Rama. Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në PD, Lealba Pelinku tha sot se ish-ministri Ilir Beqaj dhe 3 deputetë të PS-së kanë përfituar tendera me kompanitë e tyre prej 78 milionë eurosh.

 

“Që kur ka ardhur në pushtet, Edi Rama e ka përqendruar shpërndarjen e taksave të rritura të shqiptarëve në pak duar, që janë ose miq të tij, ose klientë, ose deputetë, me të cilët blen dhe mban pushtetin.
Janë të paktën 4 deputetë të tij që përfitojnë para publike nëpërmjet kompanive të tyre, në shumicën dërrmuese të rasteve pa garë.
Ilir Beqaj është njeriu më i afërt i Edi Ramës, i cili, edhe pse nuk është më ministër vazhdon të marrë me qindra milionë lekë nga taksat e shqiptarëve.
Rasti më i fundit është ai i shpalljes fituese të kompanisë “Intech+”, e zotëruar de facto prej Beqajt. Në një tender pa asnjë konkurrent, shoqëria e ish-ministrit që rrënoi shëndetësinë, u shpall fituese për 1 mld e 362 mln lekë ose 1,1 mln euro, duke pasur ofertë gati të njëjtë me fondin limit, pa i kursyer buxhetit gati asnjë qindarkë”, tha përfaqësuesja e PD.

 

Sipas saj, 1.1 milionë euro, të fituara së fundmi nga taksat e rritura të shqiptarëve, i shtohen pasurisë së Ilir Beqjes, i cili, që kur Rama është bërë kryeministër, ka përfituar tendera me vlerë 29 milionë euro.

PD deklaron se Ilir Beqja nuk është i vetëm në listën e deputetëve të Edi Ramës që pasurohen me paratë e shqiptarëve.
“Prej kohës kur Edi Rama është kryeministër, Sadri Abazi ka fituar tendera me vlerë 34 milionë euro nga paratë publike. Media raportoi pak kohë më parë se në shumë prej tenderave, kompania ka paraqitur dokumentacion fals, por nga prokuroria, nën kontrollin e Edi Ramës, nuk ka asnjë reagim”, u shpreh Pelinku.

Lexo edhe:

Trump, Putin dhe një samit në mes

Ikën i nxehti ekstrem, në fundjavë freskohet moti

PD tha gjithashtu se edhe 2 deputetët e tjerë të partisë Socialiste, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, kanë përfituar secili nga tenderat publikë prej 8.1 dhe 7 milionë euro.

“Këta të 4 deputetë të Edi Ramës, Ilir Beqja, Sadri Abazi, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu kanë përfituar së bashku 78 milionë euro nga paratë publike të shqiptarëve, të cilëve ata u kanë rritur çdo vit taksat në parlament.
78 milionë euro nga pasuria publike për 4 deputetë është rekord i babëzisë së pushtetit të Edi Ramës, i cili si qëllim të vetëm ka pasurimin e tij dhe të njerëzve të afërt të tij për të blerë pushtetin dhe për të sunduar shqiptarët”, deklaron zyrtarja e PD.

“Të tilla rekorde korruptive janë një nga pengesat madhore të hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian”, deklaron PD.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trump, Putin dhe një samit në mes

13:15 : 15/08/2025
AKTUALITET

Ikën i nxehti ekstrem, në fundjavë freskohet moti

13:00 : 15/08/2025
BOTA

Turqi/ Erdogan arreston një tjetër kryebashkiak të opozitës dhe 40 zyrtarë të tjerë

12:47 : 15/08/2025
AKTUALITET

VIDEO-EMRAT/ “Droni” kap kultivuesit e parcelës me kanabis në Himarë, dy të arrestuar

12:35 : 15/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

12:24 : 15/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Babai që vrau me kallashnikov vajzën e tij shtatzënë kërkon ulje të dënimit

12:05 : 15/08/2025
Para

" Gënjeshtrat e bardha" e ndihmojnë jetën në çift?

TË GJITHA

Trump, Putin dhe një samit në mes

13:15 : 15/08/2025

Ikën i nxehti ekstrem, në fundjavë freskohet moti

13:00 : 15/08/2025

Turqi/ Erdogan arreston një tjetër kryebashkiak të opozitës dhe 40 zyrtarë të tjerë

12:47 : 15/08/2025

VIDEO-EMRAT/ “Droni” kap kultivuesit e parcelës me kanabis në Himarë, dy të arrestuar

12:35 : 15/08/2025

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

12:24 : 15/08/2025

EMRI/ Babai që vrau me kallashnikov vajzën e tij shtatzënë kërkon ulje të dënimit

12:05 : 15/08/2025

Vrasja/ Djali, babai dhe xhaxhai në burg, familja e autorit largohet nga banesa për arsye sigurie

11:51 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com