Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Krujë për kultivim kanabisi ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij.
Policia bën me dije se këta dy shtetas kishin kultivuar, në një zonë pyjore të fshatit Mukaj 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në vendin ku kultivoheshin bimët narkotike, u gjetën 600 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.














