Të paktën 15 persona kanë humbur jetën pasi një motoskaf me 36 persona në bord, kryesisht turistë indianë, u përmbys pranë arkipelagut An Thoi, në jug të Vietnamit.
Sipas autoriteteve, aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga moti i keq, me erëra të forta dhe dallgë të mëdha. Deri tani janë shpëtuar 21 persona, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionin për gjetjen e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Pas tragjedisë ka reaguar edhe kryeministri indian Narendra Modi, i cili u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të mbijetuarit.









