Nga sot, më 6 korrik, kanë nisur regjistrimet online për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta.
Sipas njoftimit zyrtar, sistemi do të qëndrojë i hapur deri më 31 korrik, duke u dhënë mundësi prindërve të kryejnë regjistrimin e fëmijëve të tyre brenda afatit të përcaktuar.
Procesi i regjistrimit do të realizohet tërësisht online përmes platformës e-albania, ndërsa mbetet për tu parë nëse kjo e fundit do të funksionojë, pasi muajt e fundit ka qënë e paaksesueshme për shumë individë dhe biznese.
“Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 6 korrik në #eAlbania dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 korrik, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre brenda këtyre afateve.
Regjistrimi në klasën e parë https://e-albania.al/ServiceDetails/10117
Regjistrimi në klasën e dhjetë https://e-albania.al/ServiceDetails/10058 “,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.














