Fluksi i automjeteve ka sjellë sërish trafik të rënduar në Elbasan, ndërsa qindra drejtues mjetesh i janë drejtuar juglindjes së vendit për të kaluar fundjavën.
Ashtu si në fundjavat e fundit, akset që lidhin Tiranën me Elbasanin janë përballur me radhë të gjata automjetesh dhe lëvizje të ngadalta.
Ky devijim vjen si pasojë e punimeve që po zhvillohen në autostradën Tiranë–Durrës, duke rritur ndjeshëm ngarkesën e trafikut në aksin e Elbasanit.
Situata është ndikuar edhe nga kthimi i emigrantëve në atdhe për pushimet verore, çka ka shtuar më tej numrin e mjeteve në qarkullim.














