Emiljano Nina, kushëriri i ish-bossit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e shtëpisë së Ilir Selmanit me armë në dorë . Ky i fundit është dënuar me 26 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ndërsa u la në ‘arrest shtëpie’ më 19 qershor me vendim të Apelit të Posaçëm.
Rrethanat e pranisë së Emiljano Ninës në banesën e Selmanit mbeten të paqarta.
Emiljano Nina është një personazh i njohur për policinë e Shtetit pasi është përfshirë në disa ngjarje. Më e bujshmja është aksidenti “spektakolar” te Liqeni i cili ndodhi në gusht të vitit 2023. Mjeti ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga rruga e ‘Kosovarëve’ dhe përfundoi në digën e liqenit.












