Dy turistë polakë kanë rënë në një greminë në zonën e Kanionit të Gjipesë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë së Himarës, megjithatë, për shkak të terrenit tepër të thyer dhe të vështirë, nuk është bërë e mundur nxjerrja e tyre.
Gjatë gjithë ditës ekipet e emergjencës kanë punuar për evakuimin e dy turistëve, ndërsa ndërhyrja nga ajri vijon në përpjekje për t’i nxjerrë nga zona ku kanë mbetur të bllokuar.














