• Kontakt
Monday, June 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BB: Fëmijët shqiptarë nuk po marrin mundësitë për të zhvilluar potencialin e tyre të plotë

20:49 : 22/06/2026
në AKTUALITET, SOCIALE

Një fëmijë që lind sot në Shqipëri ka shumë mundësi të mos e shfrytëzojë plotësisht potencialin e tij. Sipas raportit më të fundit të Bankës Botërore për Indeksin e Kapitalit Njerëzor, ai pritet të arrijë vetëm 63% të potencialit ekonomik që do të kishte nëse do të gëzonte shëndet të plotë dhe arsim cilësor gjatë gjithë fëmijërisë. Me fjalë të tjera, vendi humbet rreth 37% të potencialit të brezit të ri për shkak të mangësive në zhvillimin e kapitalit njerëzor.

Raporti vlerëson se Shqipëria ka bërë përparim në disa tregues bazë të shëndetit të fëmijëve. 99% e fëmijëve mbijetojnë deri në moshën 5-vjeçare, ndërsa 91% nuk paraqesin vonesë në rritje, një tregues që lidhet me ushqyerjen dhe zhvillimin fizik në vitet e para të jetës.

Megjithatë, sfida më e madhe mbetet arsimi. Një fëmijë shqiptar pritet të kalojë 13.2 vite në shkollë, por kur merret në konsideratë cilësia e të nxënit, këto vite përkthehen në vetëm 9.4 vite efektive mësimi. Kjo do të thotë se, edhe pse fëmijët qëndrojnë në bankat e shkollës për më shumë se një dekadë, njohuritë dhe aftësitë që fitojnë janë më të ulëta nga sa pritet.

Edhe rezultatet e testimeve ndërkombëtare e pasqyrojnë këtë realitet. Shqipëria regjistron 439 pikë në testet e harmonizuara të të nxënit, një tregues që sipas Bankës Botërore tregon se ka ende hapësirë të konsiderueshme për përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Lexo edhe:

BB: Biznesi shqiptar shkëlqen në zgjidhjen e problemeve, dështon në vendosjen e qëllimeve

BB: Rritja ekonomike në Shqipëri ngadalësohet, plakja e popullsisë sfida kryesore

Ekspertët e Bankës Botërore theksojnë se vitet e para të jetës janë vendimtare për zhvillimin e trurit, aftësive njohëse dhe sociale. Prandaj, investimet në kujdesin shëndetësor, ushqyerjen, edukimin parashkollor dhe cilësinë e arsimit nuk ndikojnë vetëm te mirëqenia e fëmijëve, por edhe te zhvillimi ekonomik i vendit në dekadat e ardhshme.

Raporti nënvizon se kapitali njerëzor është një nga pasuritë më të rëndësishme të një vendi. Një brez me arsim më cilësor dhe shëndet më të mirë është më produktiv, ka më shumë mundësi punësimi, fiton më shumë gjatë jetës dhe kontribuon më shumë në ekonomi.

Për Bankën Botërore, përmirësimi i këtyre treguesve nuk është vetëm një çështje sociale, por edhe ekonomike. Çdo investim që bëhet sot te fëmijët, nga kujdesi në vitet e para të jetës, te shkollimi cilësor dhe shërbimet shëndetësore, përkthehet në një ekonomi më të fortë dhe një shoqëri me më pak pabarazi në të ardhmen./ EuronewsAlbania

Etiketa: Banka Botërore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BB: Biznesi shqiptar shkëlqen në zgjidhjen e problemeve, dështon në vendosjen e qëllimeve

13:36 : 04/05/2026
AKTUALITET

BB: Rritja ekonomike në Shqipëri ngadalësohet, plakja e popullsisë sfida kryesore

17:07 : 29/04/2026
AKTUALITET

Ekonomia shqiptare ngadalësohet, Banka Botërore ul parashikimin e rritjes për vitin 2026

17:56 : 08/04/2026
AKTUALITET

BB: Shqipërisë i mungojnë standardet e unifikuara të rekrutimit në administratën publike

11:36 : 14/03/2026
AKTUALITET

BB “nxin” qeverinë Rama: Shpenzon shumë, por ka probleme serioze në cilësinë e projekteve infrastrukturore

12:11 : 25/02/2026
AKTUALITET

Projekti për klimën dhe bujqësinë sërish “notë” negative, BB: Ka vonesa të theksuara në afate

12:00 : 17/02/2026
Para

Rrëshqitje dherash në aksin rrugor Maliq-Gramsh

TË GJITHA

Dashuria në provë dhe puna në lëvizje, horoskopi për ditën e nesërme

23:01 : 22/06/2026

Pas satelitëve dhe fotografimit ajror, qeveria hap tender 500 mijë € për pyllëzime me dron

22:59 : 22/06/2026

Ku është Begaj? Alimehmeti: Presidenti ka humbur lidhjet me popullin shqiptar

22:51 : 22/06/2026

Sherr me grushte dhe sende të forta mes një grupi në Vlorë, disa të shoqëruar

22:46 : 22/06/2026

E vërteta e projektit në Zvërnec, Kushner mohon përfshirjen në këtë investim

22:35 : 22/06/2026

Pas Ramës, edhe Balla sulmon Goxhajn: “Zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit

22:30 : 22/06/2026

Nikolla dhe Kushi “preken” nga gjuha e protestuesve, por jo nga problemet që nxorën qytetarët në shesh

22:30 : 22/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomjojobetmadridbet girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgoldenbahisnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetamgbahisgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Giriş