• Kontakt
Saturday, June 20, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Bosnja sërish nën mbikëqyrje: Kontrolle më të ashpra për paratë e qytetarëve, diasporës dhe ekonomisë

08:29 : 20/06/2026
në RAJONI

Bosnje e Hercegovina është vendosur sërish nën mbikëqyrje të rritur financiare ndërkombëtare, pasi Grupi i Posaçëm për Masat Financiare (FATF) e përfshiu më 19 qershor në të ashtuquajturën listë gri të shteteve me mangësi në luftën kundër shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

Vendimi mund të çojë në transaksione më të ngadalta dhe më të shtrenjta ndërkombëtare, rritje të mbikëqyrjes së veprimtarisë bankare si dhe pasoja negative për investimet dhe renditjen kreditore të vendit.

Vendimi i FATF-it, i cili përbëhet nga më shumë se 40 shtete dhe organizata ndër të cilat janë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, erdhi pas paralajmërimeve disavjeçare të Këshillit të Evropës.

Organi i tij, MONEYVAL, vlerësoi se Bosnja nuk ka përmbushur rekomandimet kyç, përfshirë krijimin e një regjistri nga i cili do të dihet kush janë pronarët e vërtetë të kompanive ose miratimin e ligjeve për menaxhimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

Lexo edhe:

Von der Leyen konfirmon rekomandimin për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Bosnjës

Shtuni: Kosova dhe Bosnja, të cenueshme nga radikalizimi

Të gjitha bankat në botë dhe në vend tani do të duhet të kryejnë kontrolle të shtuara për të gjitha transaksionet drejt dhe prej Bosnjës.

Shoqatat ekonomike, sektori bankar dhe Banka Qendrore e Bosnjës i thanë Radios Evropa e Lirë se kjo do t’i ngadalësojë pagesat ndërkufitare dhe do t’i rrisë kostot e biznesit, si dhe do të sjellë kosto të reja për qytetarët brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht për ekonominë.

Pasojat do t’i ndiejnë eksportuesit, por edhe qytetarët tek të cilët nga diaspora, kryesisht si ndihmë, çdo vit dërgohen rreth 2.2 miliardë euro.

Ekziston gjithashtu rreziku që disa banka të huaja të kufizojnë ose të ndërpresin bashkëpunimin me bankat në Bosnje.

E gjithë kjo sjell edhe rënie të renditjen kreditore dhe norma më të larta interesi.

“Bosnja do të njihet si vend me rrezik të shtuar nga pastrimi i parave dhe financimi i aktiviteteve terroriste. Importuesit dhe eksportuesit e mëdhenj do të jenë të parët në shënjestër. Të gjitha transaksionet ndërkombëtare nga dhe drejt Bosnjës do të ngarkohen me kontrolle shtesë administrative”, tha për REL-in Edis Razhanica, drejtor i Shoqatës së Bankave në Bosnje.

Bosnja ishte nga viti 2015 deri në 2018 nën “regjim të mbikëqyrjes së shtuar”, dhe u përfshi sërish për shkak të “sistemit të pamjaftueshëm të zhvilluar për zbulimin dhe parandalimin e abuzimeve financiare”.

Nga MONEYVAL nuk komentuan për REL-in mangësitë konkrete të Bosnjës, por iu referuan rekomandimeve dhe raporteve të mëhershme.

Cilat do të jenë pasojat për qytetarët?

Nga Banka Qendrore e Bosnjës, përmes së cilës realizohet i gjithë qarkullimi i pagesave të brendshme dhe të jashtme, thanë për REL-in se MONEYVAL ka bërë vlerësime të kushteve që Bosnja duhej t’i përmbushte në vitin 2024 kur u publikua edhe raporti me prioritete të qarta të veprimit.

Nga Banka Qendrore theksojnë se sektori financiar nuk është përgjegjës, por do t’i ndiejë pasojat përmes kontrolleve të shtuara të bankave dhe partnerëve të huaj.

“Vendosja në këtë listë mund të çojë në zbatim më të ngadalshëm dhe më kompleks të transaksioneve ndërkufitare, rritje të kostove të biznesit dhe kërkesa shtesë në qarkullimin ndërkombëtar të pagesave”, tha Banka Qendrore.

Në praktikë, çdo transaksion ndërkombëtar nga dhe drejt Bosnjës do të jetë nën mbikëqyrje shtesë të bankave, gjë që do të zgjasë kohën e përpunimit dhe do të rrisë kostot.

Barrën më të madhe, paralajmërojnë analistët, do ta mbajnë eksportuesit dhe importuesit, por edhe qytetarët që varen nga dërgesat e parave nga jashtë.

Përveç Bosnjës, në “listën gri” në Evropë janë edhe Bullgaria dhe Monako.

Nga Dhoma e Tregtisë së Jashtme të Bosnjës paralajmërojnë se veçanërisht i ekspozuar është sektori eksportues, duke qenë se më shumë se 73 për qind e eksportit të përgjithshëm të Bosnjës shkon në tregun e Bashkimit Evropian.

Nga Këshilli i Investitorëve të Huaj në Bosnje paralajmërojnë se rreziku reputacional përkthehet shpejt në koston e kapitalit, që do të thotë se huamarrja e kompanive dhe e shtetit në tregjet ndërkombëtare mund të bëhet më e shtrenjtë.

“Investitorët investojnë atje ku rreziku është më i vogël. Rreziku reputacional i Bosnjës shumë lehtë shndërrohet në çmimin e kapitalit, kështu që çdo huamarrje e bizneseve, por edhe e të gjitha niveleve të pushtetit në tregjet ndërkombëtare do të jetë më e shtrenjtë”, thanë nga ai këshill, duke shtuar se vendimi i FATF-it mund të ndikojë negativisht në nivelin e investimeve të huaja.

Rritja e kostove të transaksioneve financiare, sipas vlerësimeve të ekspertëve, mund të bartet edhe te përdoruesit fundorë.

“Nuk duhet të krijohet panik, por pasojat do të ndihen, veçanërisht në sektorin financiar”, theksoi Razhanica.

Qytetarët tashmë paguajnë tarifa të larta për transferta ndërkombëtare, ndërsa regjimi i ri i kontrolleve shtesë mund t’i rrisë ato edhe më tej.

Bosnja është vend me një nga diasporat më të mëdha në Evropë, dhe çdo vit nga jashtë dërgohen më shumë se 2.2 miliardë euro.

“Pensioni im nuk është asgjë. Djali im punon në Austri dhe çdo muaj më dërgon 300 euro. Banka e tij i merr 22 euro, ndërsa banka ime më merr edhe aq”, tha për REL-in pensionistja Sanela Hamziq nga Sarajeva.

Kalimi i përgjegjësisë

Një nga kushtet kyç që Bosnja nuk e ka përmbushur lidhet me ligjin për menaxhimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme në nivel shtetëror.

Për më tepër, autoritetet në entitetin Federata e Bosnjës nuk kanë krijuar regjistër funksional të pronarëve të vërtetë të kompanive, i cili konsiderohet standard në luftën kundër abuzimeve financiare.

Institucionet shtetërore në fillim të majit miratuan ligjin për kufizimin e disponimit të pasurisë me qëllim parandalimin e financimit të terrorizmit, por nga MONEYVAL u tha se ky hap erdhi shumë vonë për të ndikuar në vendimin e FATF-it.

Nga ministritë e Drejtësisë dhe Financave të Bosnjës, Federatës së Bosnjës dhe Republikës Sërpska nuk iu përgjigjën kërkesave të REL-it se cilat kushte nuk janë përmbushur dhe pse.

Nga Ministria e Sigurisë e Bosnjës më herët thanë për REL-in se MONEYVAL, ndër të tjera, kërkon sistem më të mirë mbikëqyrjeje, vendosjen e dënimeve më të rrepta dhe parandalimin e hyrjes së personave me rrezik në strukturat pronësore të kompanive.

Prokuroritë dhe gjykatat duhet të rrisin numrin e hetimeve dhe aktgjykimeve për pastrim parash, ndërsa shteti duhet të dëshmojë se menaxhon në mënyrë efikase pasurinë e konfiskuar.

Bosnja ka miratuar edhe Ligjin për parandalimin e shpëlarjes së parave, por ai parashikon që mbikëqyrjen e zbatimit të tij ta kryejnë 19 institucione të ndryshme nga dy entitetet dhe Qarku i Bërçkos, nga agjencitë për banka dhe sigurime, përmes komisioneve për letra me vlerë dhe odave të avokatëve, deri te inspektoratet.

Për t’u zbatuar ky ligj, duhet të ndryshohen ligjet në nivel entitetesh dhe, sipas propozimeve të ndryshimeve, të formohen sektorë të posaçëm që do të merren me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, si dhe të punësohen kuadro të rinj ose të riorganizohen ato ekzistuese.

Në opinion, një pjesë e përfaqësuesve politikë nga Federata e Bosnjës pretendon se për vonesat janë përgjegjës deputetët dhe ministrat nga Republika Sërpska, ndërsa autoritetet e këtij entiteti serb ua kalojnë përgjegjësinë institucioneve në Federatën e Bosnjës.

Kryeministri i Republikës Sërpska, Savo Miniq, nga Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) në pushtet, deklaroi më 17 maj se “Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e Republikës Sërpska kanë përfunduar gjithçka prej kohësh, ndërsa në Federatën e Bosnjës nuk është bërë absolutisht asgjë”.

Nga ana tjetër, deputetët nga Federata e Bosnjës, si deputeti i “Narod i Pravda” dhe anëtar i udhëheqjes së Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Bosnjës, Denis Zvizdiq, akuzojnë deputetët dhe ministrat e SNSD-së se “me vetëdije po i shkaktojnë dëm të gjithë qytetarëve”.

Ata kujtojnë ndërprerjet e seancave parlamentare për shkak të mungesës së kuorumit, pas largimit të delegatëve nga Republika Sërpska, të cilët në këtë mënyrë pengonin votimin për shkarkimin e kuadrove të tyre në pushtetin shtetëror.

Ministri i Drejtësisë i Federatës së Bosnjës, Vedran Shkobiq, në një komunikatë për media, për dështimin në krijimin e regjistrit të pronarëve të vërtetë në këtë entitet fajësoi softuerin e Bankës Botërore të blerë në kuadër të një projekti pilot ndërkombëtar.

“Zgjidhja softuerike e ofruar në kuadër të atij projekti ndërkombëtar nuk i ka përmbushur plotësisht kërkesat teknike të gjykatave vendore”, tha ai.

Shkobiq deklaroi se gjykatat pilot, përkatësisht Gjykata Komunale në Sarajevë dhe Gjykata Komunale në Travnik, “kurrë nuk kanë pranuar apo miratuar zgjidhjet softuerike” për të cilat tha se janë “plot mangësi dhe ngadalësojnë regjistrimin e subjekteve afariste në Federatën e Bosnjës”.

Ai njoftoi shpalljen e tenderit për blerjen e softuerit, me vlerë mbi 1.3 milion euro.

Gjykata Komunale në Sarajevë, në emër të saj dhe të Gjykatës Komunale në Travnik, i hodhi poshtë pretendimet e ministrit, duke theksuar se këto gjykata “nuk janë kompetente për krijimin e regjistrit të pronarëve të vërtetë” dhe sqaruan se projekti që ata kanë zbatuar lidhet “ekskluzivisht me digjitalizimin e regjistrimit të subjekteve afariste”.

“Nga gjykata nuk mund të pritet që pa autorizim të veçantë ligjor dhe zgjidhje teknike përkatëse të mbajë evidencë të pronarëve të vërtetë”, tha gjykata për REL-in, duke shtuar se softueri i përdorur për regjistrimin online të subjekteve afariste është “i përdorshëm dhe i mjaftueshëm”.

Ndërsa politikanët dhe institucionet fajësojnë njëri-tjetrin për vonesat, ekspertët, si Razhanica, thonë se vendosja e Bosnjës përsëri nën mbikëqyrje financiare ndërkombëtare nuk do të mbetet pa pasoja për ekonominë dhe qytetarët.

Razhanica vlerëson se, përveç miratimit të ligjeve për të cilat pritet që nga viti 2024, këtë herë do të jetë e domosdoshme edhe zbatimi i tyre i duhur, së bashku me mbikëqyrje të kujdesshme nga përfaqësuesit e MONEYVAL-it./rel

Etiketa: Bosnje Hercegovina

Lajme të lidhura

RAJONI

Von der Leyen konfirmon rekomandimin për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Bosnjës

10:56 : 12/03/2024
RAJONI

Shtuni: Kosova dhe Bosnja, të cenueshme nga radikalizimi

13:04 : 04/03/2024
Autobusi i njerëzve që shkuan nga Bosnja dhe Hercegovina për të votuar në Serbi
BOTA

“Një sanduiç, një adresë fiktive dhe …”/ Rrëfimi i njerëzve që shkuan nga Bosnja për të votuar në Serbi

15:05 : 26/12/2023
RAJONI

Mospajtime në KE për propozimin e nisjes së negociatave me Bosnjë e Hercegovinën

11:38 : 08/11/2023
RAJONI

Bosnje Hercegovina rrit nivelin e rrezikut nga terrorizmi për shkak të luftës Izrael-Hamas

14:39 : 19/10/2023
SPORT

Kualifikueset e Euro 2024/ Portugalia “abuzon” me Bosnjen, vjen edhe goli i pestë

21:29 : 16/10/2023
Para

Anatomia e një lindjeje të munguar, pse çiftet shqiptare po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

TË GJITHA

Pastrimi i parave/ Tabaku: Po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

10:49 : 20/06/2026

Pas paralajmërimit të banorëve, hiqet gardhi rrethues i Kakomesë

10:32 : 20/06/2026

Shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet 44-vjeçari/ EMRI

10:18 : 20/06/2026

Shërbimet sekrete amerikane: Izraeli po përpiqet të sabotojë marrëveshjen SHBA-Iran

09:59 : 20/06/2026

Krizë politike në Bolivi, presidenti Rodrigo Paz shpall gjendje të jashtëzakonshme pas 50 ditësh protestash

09:47 : 20/06/2026

Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë

09:21 : 20/06/2026

PS mbledh sot Grupin Parlamentar/ Agjenda

09:14 : 20/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetsmovejojobetmarsbahis girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetamgbahisgrandpashabetjojobetGrandpashabetjojobet