• Kontakt
Sunday, June 21, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bota para një El Niño më ekstrem të 140 viteve të fundit?

Thatësira, përmbytje dhe valë të nxehti: shkencëtarët paralajmërojnë se dukuria El Niño këtë herë mund të jetë veçanërisht e fortë. Cilat pasoja priten dhe si mund të përgatitemi?

09:02 : 19/06/2026
në AKTUALITET, BOTA

Në Oqeanin Paqësor po zhvillohet një El Niño potencialisht ekstrem, një fenomen klimatik që mund të ndikojë në kushtet e motit në mbarë botën në javët në vijim. Meteorologët paralajmërojnë se mund të jetë El Niño më i fortë i regjistruar ndonjëherë.

Fenomeni ka “potencial të vërtetë për t’u zhvilluar në aktivitetin më të fortë El Niño të 140 viteve të fundit”, thotë Paul Roundy, profesor për studimet atmosferike dhe mjedisore në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut (Albany).

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) supozon se kushtet e motit El Niño do të fillojnë së shpejti të ndihen dhe do të zgjasin të paktën deri në dimër. Në varësi të fuqisë dhe kohëzgjatjes së fenomenit, kjo mund të çojë në thatësira, përmbytje, valë të nxehti dhe ndërprerje të furnizimit me ushqim dhe ujë në shumë rajone.

“Bota duhet ta shohë këtë si një paralajmërim urgjent klimatik”, paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. “Kushtet e motit El Niño do të veprojnë si një përshpejtues zjarri në një botë që po ngrohet.”

Lexo edhe:

I nxehti ekstrem ‘pushton’ vendin, kulmi i temperaturave të dielën

“Qershor përvëlues”, meteorologia: Fundjava mund të shënojë deri në 39 gradë në Shqipëri

Çfarë është El Niño?

El Niño është një model klimatik natyror që përsëritet çdo dy deri në shtatë vjet. Ai fillon me dobësimin e erërave pasate mbi Paqësorin tropikal. Si pasojë, ujëra të ngrohta grumbullohen në Oqeanin Paqësor.

Kjo ngrohje ndodh vetëm në një rajon, me një sipërfaqe afërsisht sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por efektet ndihen në të gjithë globin. “Ndryshimet në atmosferën tropikale mund të ndikojnë edhe atmosferën në gjerësitë e mesme”, thotë Gavin Schmidt nga Instituti Goddard i NASA-s për Studime Hapësinore. “Prandaj na prek edhe ne, edhe pse mund të jemi mijëra kilometra larg.”

Krijohet një reaksion zinxhir global, ku El Niño është “dominoja e parë atmosferike që bie”.

Pamje e një reje uragani marrë nga ajri dhe mbishkrimi Super El Niño, dukuria e motit ekstrem e shkaktuar nga  rrymat oqeanike.
Studiuesit parashikojnë një dukuri El Niño nga më ekxtremet në 140 vjet.Fotografi: DW

Cilat janë efektet e pritshme në klimë?

Efektet e shkaktuara nga El Niño ndryshojnë shumë nga rajoni në rajon. Në disa vende shkakton thatësirë, ndërsa në të tjera përmbytje. Disa rajone në Amerikën Qendrore, Azi, Afrikë dhe Australi bëhen më të nxehta dhe më të thata gjatë viteve me El Niño. Mungesa e ujit ndikon në bujqësi, prodhimin e energjisë hidroelektrike dhe furnizimin me ujë të pijshëm. Në Honduras, autoritetet presin që thatësira e rëndë të prekë rreth 75 komuna. Në kryeqytetin Tegucigalpa tashmë është shpallur gjendja e emergjencës për ujë.

Në rajone të tjera ndodh e kundërta. Në pjesë të bregdetit të Paqësorit në Amerikën e Jugut, El Niño mund të shkaktojë reshje të rrëmbyeshme dhe përmbytje shkatërruese.

Edhe pasi reshjet kanë ndalur ose rezervuarët janë tharë, pasojat mund të ndihen për një kohë të gjatë. El Niño lidhet me humbje të të korrave dhe dëme ekonomike në nivele trilionëshe. Gjatë El Niño 2015/2016, miliona njerëz në mbarë botën kishin nevojë për ndihmë ushqimore për shkak të prodhimeve të dobëta.

Zjarret në pyje po bëhen gjithashtu një kërcënim në rritje.Shkencëtarët paralajmërojnë për rritje të rrezikut nga nxehtësia ekstreme dhe thatësira, që favorizojnë zjarret në Australi, Kanada, SHBA dhe në pyjet tropikale të Amazonës.

Stuhitë, koralet dhe sezoni i uraganeve

El Niño luan gjithashtu rol në formimin e stuhive tropikale. Shkencëtarët presin që sezoni i uraganeve në Atlantik sivjet të jetë më i dobët se zakonisht. Fenomeni rrit zakonisht prerjen e erës mbi Atlantik, duke e bërë më të vështirë formimin dhe forcimin e stuhive.

“Në Paqësorin tropikal, ujërat po ngrohen”, shpjegon shkencëtari Brian Tang. “Kur zhvillohet El Niño, sidomos gjatë sezonit të uraganeve, formimi i reve, stuhive dhe reshjeve në Atlantik zakonisht pengohet.”

Megjithatë, më pak stuhi nuk do të thotë më pak rrezik. Nëse një stuhi bëhet uragan, ajo është e vështirë të ndalet dhe mund të shkaktojë dëme katastrofike.

Në Paqësor ndodh e kundërta: El Niño zakonisht shkakton më shumë stuhi dhe më të forta.

Ekosistemet detare gjithashtu janë nën presion. Temperatura më e lartë e ujit mund të shkaktojë zbardhjen e koraleve dhe të dëmtojë më tej shkëmbinjtë koralorë tashmë të dobësuar nga ndryshimet klimatike.

Burrë duke u freskuar në vapë
Efektet e shkaktuara nga El Niño ndryshojnë shumë nga rajoni në rajon. Në disa vende shkakton thatësirë, ndërsa në të tjera përmbytje.Fotografi: Aaron Favila/AP Photo/picture alliance

Edhe fermerët ndiejnë pasojat. Në Indi, prodhuesit e mangos raportuan rënie të ndjeshme të prodhimit për shkak të kushteve të pazakonta të motit që ndikuan në lulëzim dhe frutëzim.

Si ndikon ndryshimi klimatik në ?

Sipas shkencëtarëve, nuk ka prova të qarta që ndryshimi klimatik e forcon vetë El Niño, por ai mund të rrisë efektet e tij.

“Një thatësirë e rëndë e shkaktuar nga mund të shndërrohet në një thatësirë ekstreme për shkak të ndryshimit klimatik”, thotë Michael McPhaden.

Ajri më i ngrohtë mban më shumë lagështi, duke rritur rrezikun e reshjeve ekstreme dhe përmbytjeve. Temperaturat më të larta gjithashtu përkeqësojnë thatësirat, pasi toka thahet më shpejt.

Meqë temperaturat globale tashmë janë pranë niveleve rekord, El Niño mund t’i shtyjë ato edhe më lart.

Si mund të përgatitet bota?

Një avantazh i El Niño është se zhvillohet ngadalë dhe mund të vëzhgohet muaj përpara. Shkencëtarët monitorojnë temperaturat e oqeanit dhe kushtet atmosferike, duke u dhënë qeverive dhe komuniteteve kohë për përgatitje.

Parashikimet u mundësojnë autoriteteve të marrin masa për të mbrojtur të korrat, për të përmirësuar mbrojtjen nga përmbytjet dhe për të optimizuar sistemet e paralajmërimit të hershëm.

“Ne e dimë ku do të ketë më shumë shi ose thatësirë të pazakontë”, thotë McPhaden. “Falë parashikimeve afatgjata, kemi kohë të mjaftueshme për të zhvilluar strategji për të kufizuar dëmet dhe për të shmangur pasojat më të rënda.”/DW

Etiketa: el ninotemperatura ekstreme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I nxehti ekstrem ‘pushton’ vendin, kulmi i temperaturave të dielën

17:28 : 20/06/2026
AKTUALITET

“Qershor përvëlues”, meteorologia: Fundjava mund të shënojë deri në 39 gradë në Shqipëri

09:49 : 16/06/2026
AKTUALITET

Paralajmëron OKB: El Nino mund të sjellë thatësira, përmbytje dhe temperatura rekord në muajt e ardhshëm

10:36 : 02/06/2026
AKTUALITET

“El Nino” rikthehet, bota do të përballet me 5 vite të nxehti ekstrem

11:41 : 01/06/2026
AKTUALITET

‘Prag kritik’: Si po i ndryshon klimën Tiranës ndërtimi pa kriter

10:39 : 01/06/2026
BOTA

Evropa përvëlohet nga vala ekstreme e të nxehtit/ Temperatura rekord dhe viktima

17:03 : 31/05/2026
Para

101 deputetë rikthehen në Kuvendin e Kosovës, vetëm 9 emra të rinj në legjislaturën e re

TË GJITHA

E rëndë në Durrës, mbytet në det një fëmijë 11-vjeçar

11:36 : 21/06/2026

“Shqipëria u derdh në bulevard, shkak arroganca e qeverisë”/ Tabaku: Loja për Ramën ka mbaruar!

11:21 : 21/06/2026

Arrestimi i Elvis Koçit, policia: U kap në Ksamil, i kanë mbetur edhe 2 vite e 9 muaj burg (Video)

11:10 : 21/06/2026

Ferit Hoxha që quajti idiotë shqiptarët dënon “përdhosjen” e flamurit izraelit

10:52 : 21/06/2026

Grupi i kokainës, veç ndërtimit, investime në energjetikë. Ja kompania e hapur nga vëllezërit Aliu për fotovoltaikë

10:37 : 21/06/2026

Qindra mijëra shqiptarë rrethuan Kryeministrinë, FT: Revoltë kundër korrupsionit të qeverisë Rama

10:19 : 21/06/2026

Rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit, Rama fshihet sërish pas “algoritmit”: Histeri me gjysmë të vërteta

10:07 : 21/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomzirvebetmarsbahis girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsGrandpashabetGrandpashabetBets10casibomjojobet girişbetkomjojobet girişdeneme bonusuMadridbetPusulabetPusulabetMadridbetamgbahisgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Giriş