Bordi i Transparencës ka ulur me 2 lekë çmimet e naftës dhe benzinës.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes së naftës është përcaktuar jo më shumë se 188 lekë për litër.
Ndërsa për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është vendosur jo më shumë se 171 lekë për litër.
Vendimi hyn në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të mbetet i vlefshëm deri në mbledhjen e radhës së bordit, ku mund të rishikohen çmimet në varësi të zhvillimeve në treg.













