Detaje të reja bëhen me dije nga krimi në familje një ditë më parë në tregun e Milotit. Kujtim Donaj, 42-vjeç, i cili u vra nga bashkëshortja e tij, Violeta Donaj në tregun e Milotit, kishte luajtur shuma të konsiderueshme në baste për fitoren e Argjentinës dhe Spanjës, ndeshje këto të luajtur dy ditë më.
Si amerikano-latinët ashtu edhe iberikët barazuan ndeshjet e para të Kupës së Botës dhe për rrjedhojë, viktima, tregtar në tregun e Milotit, kishte humbur paratë.
Sipas dëshmisë së familjarëve, 42-vjeçari është kthyer në banesë pas përfundimit të ndeshjeve dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas, me pretendimin se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore.
Ndërkohë, burime thanë se nuk përjashtohen edhe konfliktet e pronësisë si shkak, por policia e ka përjashtuar këtë pistë nga hetimet.