• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026
në BOTA

Interesi që dhëndri dhe vajza e Donald Trampit po tregojnë për investimet e tyre në Shqipëri, neve këtu lokalisht na intereson për fatin e ardhshëm të Sazanit apo Zvërnecit, ndërsa mediat më të mëdha amerikane dhe evropiane po e shohin atë në një kuadër më të gjërë, nga këndi i konfliktit të interesit dhe për mënyrën se si presidenti amerikan po e përdor influencën e tij politike, për të shtuar pasurine e vet dhe të njerëzve të tij të afërt.

Kjo ethe për para, e pa shfaqur ndonjëherë më parë nga ndonjë banor i shtëpisë së bardhë shihet në dy drejtime. Në mënyrën se si po përdorin administratën funksionarët e lartë pranë Trump dhe nga ana tjetër se si po bën biznes familja e tij e ngushtë.

Kështu, Kristi Noem, ish-sekretare e Sigurisë Kombëtare, akuzohet se i ka dhënë pa tender 220 milionë dollarë një kompanie komunikimi në pronësi të bashkëshortit të një bashkëpunëtoreje për një fushatë promovuese të padobishme. Kështu sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, investon paratë e tij në kompani të reja ushtarake që janë të lidhura me Pentagonin. Përshtypje bën dhe fakti se transaksionet mbi naftën në bursë shtohen në minutat e fundit që i paraprijnë njoftimve të Shtëpisë së Bardhë për luftën me Iranin.

Ana tjetër është ajo e familjes. Sipas vlerësimeve të fundit të Forbes dhe Neë York Times, pasuria e Trumpit dhe e njerëzve të afër të tij është rritur me më shumë se 1,4 miliardë dollarë që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë. Tashmë ajo arrin në 6,5 miliardë dollarë.

Një rritje spektakolare që nuk shpjegohet vetëm nga shpërthimi i shitjeve të produkteve që mbajnë markën e tij në faqen e internetit. Kapele, atlete, shishe vere dhe bluza të ndryshme me emrin e tij i kanë sjellë “vetëm” 8,8 milionë dollarë. Gjithsesi, kjo është dy herë më shumë se në vitin 2023 dhe 17 herë më shumë se sa fitimet nga produktet promocionale në fillimet e tij në vitin 2017.

Lexo edhe:

Zvërneci dhe kolonët izraelitë/ Anatomia e një narrative globale

Rama “del nga binarët”, sulmon protestuesit: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste

Gjatë mandatit të tij të parë, ai mjaftohej duke pritur delegacione të huaja në hotelin e tij në Uashington ose në Mar-a-Lago me çmime të kripura. Sipas hetimit të një komisioni të kongresit ai pati fituar rreth 8 milionë dollarë të ardhurat nga vizitorët e huaj të akomoduar në pronat amerikane të Trump.

Por tani gjërat kanë ndryshuar. Presidenti miliarder nuk heziton të përfitojë personalisht një avion Boeing me vlerë 200 milionë dollarë, dhuratë nga Katari. Ai ua ka besuar bizneset e tij djemve, të cilët vazhdojnë të drejtojnë grupin e pasurive të paluajtshme Trump Organization dhe Trump Media & Technology Group, kompania mëmë e rrjetit social “Truth Social”.

Por të dyja këto struktura po lulëzojnë këtë herë si kurrë më parë, të ushqyera mbi të gjitha nga lidhja e tyre me Presidentin në detyrë: nga pushteti i tij, nga pesha e Shteteve të Bashkuara në skenën botërore dhe nga aksesi që prodhojnë këto dy faktorë.

Donald Jr., një nga djemtë e tij, e dha tonin që në udhëtimin e parë të madh zyrtar të të atit në Lindjen e Mesme, në maj 2025: “Gjatë mandatit të parë bënim kujdes, por gjithsesi na ranë në qafë. Këtë herë kemi vendosur të respektojmë rregullat, por jo të vetëkufizohemi”.

Vetë Presidenti, i pyetur vitin e kaluar për natyrën e dyshimtë të sipërmarrjeve të tij në fushën e kriptomonedhave, nuk mund të ishte më i qartë për atë që mund të konsiderohet si konfikt interesi:

“E kuptova që njerëzve nuk u intereson fare kjo gjë”, tha ai.

Që nga rizgjedhja e Trumpit në nëntor 2024, titanët e rrjeteve sociale nxituan ta dëmshpërblejnë Presidentin për përjashtimin e tij nga platformat e tyre pas sulmit të 6 janarit 2021. X pagoi 10 milionë dollarë. Meta 25 milionë dollarë. YouTube 22,5 milionë dollarë.

Sipas tyre, këto shuma do të depozitoheshin në një fond të destinuar për bibliotekën e ardhshme presidenciale të Trumpit. Por që nga shtatori, demokratët në Senat po kërkojnë të dinë se ku kanë përfunduar këto para.

Po ashtu mësohet se Amazon i ka paguar 28 milionë dollarë bashkëshortes së tij, Melania Trump, për pjesëmarrjen në një dokumentar kushtuar asaj.

Me këtë mënyrë, Jeff Bezos ka mbyllur mosmarrëveshjet e shumta me Donald Trumpin dhe nuk rrezikon më që filiali i tij i informatikës cloud AëS të përjashtohet nga kontratat federale.

Një tjetër rrugë pasurimi, që ia lehtëson influenca e pushtetit është ajo përmes kërcënimeve me procese gjyqësore.

Presidenti ka paditur bankën JPMorgan Chase për 5 miliardë dollarë, duke e akuzuar se i mbylli llogaritë pas sulmit ndaj Kongresit më 6 janar 2021. Banka, e cila varet nga autoritetet federale rregullatore, duket e gatshme ta zgjidhë çështjen me marrëveshje.

Trump nuk heziton kurrë të përdorë pushtetin zyrtar për të ushtruar hakmarrjet e tij fitimprurëse.

Në korrik 2025, televizioni CBS i pagoi 16 milionë dollarë Donald Trumpit pasi ai e akuzoi rrjetin se kishte manipuluar një intervistë me Kamala Harris në favor të saj gjatë fushatës. Një gjykatë e refuzoi më parë këtë padi, por kompania mëmë Paramount kishte nevojë për miratimin e autoriteteve të konkurrencës për t’u bashkuar me studiot Skydance. Shteti e autorizoi këtë operacion vetëm dy javë pasi çeku iu dorëzua Donald Trumpit.

Në dhjetor 2024, një muaj para ceremonisë së inaugurimit, ABC Nevs pagoi 15 milionë dollarë dëmshpërblim dhe interes për një fond në favor të presidentit të ardhshëm, pas një padie për shpifje. Një gazetar i ABC kishte përmendur dënimin e tij civil për “përdhunim”, ndërsa procedura kishte të bënte juridikisht me një akuzë për “agresion seksual”.

Qasja pranë Presidentit ushqen gjithashtu një biznes fitimprurës. Donald Jr dhe Eric Trump, me mbështetjen ndër të tjera të Zach ëitkoff (i biri i Steven ëitkoff, mik dhe negociator kryesor i Shtëpisë së Bardhë), kanë hapur një klub ultra-përzgjedhës të quajtur “The Executive Branch” në ëashington. Tarifa e antarësimit, një milion dollarë, premton kontakte të rastësishme me Donald Trump.

​Tarifat e anëtarësimit në klubin e tij ekskluziv në Florida, Mar-a-Lago, janë rritur nga 500,000 dollarë në një milion që nga koha e zgjedhjes së tij, ndërkohë që kuota vjetore prej 20,000 është ngritur në 32,000 dollarë.

Gjatë presidencës së tij të parë, Trump pati arkëtuar midis 160 dhe 180 milionë dollarë fitime nga operacionet e tij të shumta imobiliare (pasuritë e paluajtshme) jashtë shtetit. Këto nuk rridhnin nga investime të mirëfillta, por nga shitja me nën licesim e mbiemrit të tij të famshëm, i vendosur në hotele dhe fusha golfi si një aset promovues ndërkombëtar, kundrejt një tarife nga 2 deri në 10% të xhiros së biznesit.

​Paratë në atë kohë prodhoheshin kryesisht nga fushat e golfit Trump në Skoci dhe Irlandë, ku ai detyronte delegacionin e madh amerikan të qëndronte me shpenzimet e taksapaguesve gjatë udhëtimeve të tij zyrtare përtej Atlantikut. Që nga rikthimi i tij në ëashington, ky biznes i licencave ka marrë hov të madh. Ai tani shtrihet në 24 projekte, një burim potencial prej 400 milionë dollarësh të ardhura, në më shumë se një duzinë vendesh, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Indinë, Filipinet dhe Indonezinë. Shtëpia e Bardhë siguron se bëhet fjalë vetëm për transaksione private midis Organizatës Trump dhe zhvilluesve imobiliarë, ndërkohë që këto ndërmarrje bazohen para së gjithash në shkëmbime nderesh midis qeveritarëve lokalë dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara.

​”DarGlobal”, firma imobiliare e zhvilluesit Dar Al Arkan, e afërt me familjen mbretërore saudite, i ka paguar Trump-it që nga viti 2021 më shumë se 27 milionë dollarë tarifa (royalties) për pjesëmarrjen e tij në fusha të ndryshme golfi dhe rezidenca luksoze në Xhedah dhe afër Riadit. Sipërmarrja e tyre e fundit e përbashkët (joint-venture), një “resort” i ëndrrave në Maldive, u nënshkrua nga Organizata Trump më 17 nëntor, në prag të vizitës shtetërore në ëashington të princit Mohammed ben Salmane, gjatë së cilës Trump denigroi publikisht Jamal Khashoggi-n, gazetarin disident të vrarë në vitin 2018 në Turqi nga agjentë sauditë, dhe konfirmoi shitjen ndaj Riadit të avionëve gjuajtës F35 dhe gjysmëpërçuesve, të cilët deri atëherë ishin të ndaluar për eksport për arsye të sigurisë kombëtare.

​Po në këtë kuadër ndeshen në galaksinë financiare të familjes Trump edhe emrat e vëllezërve Al-Khayyat (Moutaz, Ramez dhe Mohamad), miliarderë me origjinë siriane të vendosur në Katar, që kanë filluar të investojnë në Zvërnec e ndoshta dhe ne Sazan.

Ata janë bashkë-investitorë dhe partnerë kryesorë me fondin e investimeve të Jared Kushner-it, Affinity Partners përmes kompanisë “Albanian Land Development”. Ata funksionojnë si financues dhe menaxhues të përbashkët të projektit që kap vlerën e rreth 4 miliardë dollarë.

Njëkohësisht me nismën për ti’u afruar gjirit të Vlorës ata nisën bashkëpunimin për të bërë para edhe në Sirinë e çliruar nga regjimi i Asadit.

Kushner, bashkëshortja e tij Ivanka Trump dhe vëllezërit Al-Khayyat raportohet se i kanë nisur kntaktet e ngushta që në vitin 2022 gjatë Botërorit në Katar, duke zgjeruar bashkëpunimin nga thjesht kontraktorë ndërtimi në partnerë të plotë biznesi.

​Në Damask ata kanë siguruar kontrata masive që sipas gazetës Liberation lapin shifrën marramendëse të 12 miliardë dollarëve për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta civile dhe zhvillimin e bregdetit të tij mesdhetar.

Mirëpo ndonëse vëllezërit Al-Khayyat kishin siguruar këto kontrata miliardere atyre u prishnin punë sanksionet e ashpra amerikane (të njohura si Caesar Act). Për të kapërcyer këtë barrierë, ata ndërmorën një fushatë të madhe lobimi në Uashington, duke shfrytëzuar lidhjen e tyre me një sërë anëtarësh të familjes Trump.

​Gjatë tratativave për të tërhequr vëmendjen e Trump-it, u propozua që një nga projektet e tyre të mëdha në bregdetin sirian të emërtohej si resort golfi i brenduar me emrin e Trump-it (“Trump National Golf Course”). Gjatë takimeve të lobimit me kongresmenë amerikanë, biznesmenët sirianë shpunë madje si dhuratë një “gur themeli” të gdhendur me emblemën e familjes Trump të titulluar “Trump International Golf Club, Syria”.

​Nuk u desh shumë që pas një fushate intensive lobimi, kontributesh financiare dhe bisedimesh ku përfshiheshin si projektet në Shqipëri ashtu edhe ato në Siri, sanksionet amerikane ndaj Damaskut u shfuqizuan. Kjo gjë u përfshi brenda një pakete të madhe të financimit të mbrojtjes së SHBA-së, të cilën Presidenti Donald Trump e nënshkroi zyrtarisht duke e kthyer në ligj më 18 dhjetor 2025.

Natyrisht si Shtëpia e Bardhë, ashtu edhe Organizata Trump, kanë deklaruar zyrtarisht se nuk kanë pasur dijeni për projektin e golfit në Siri dhe kanë mohuar kategorikisht që vendimet e politikës së jashtme të SHBA-së ndaj Sirisë të jenë ndikuar nga marrëdhëniet e biznesit të Jared Kushner-it apo Ivanka Trump-it me vëllezërit Al-Khayyat. Edhe vetë familja Al-Khayyat ka deklaruar se partneriteti i tyre në Shqipëri është plotësisht i ndarë nga çështja e sanksioneve.

Por, me këtë rritëm nuk do të jetë habi që të ketë ndonjë fushë golfi të pagëzuar me emrin Trump dhe që vendi ynë të hyjë në listën e gjatë të aktiviteteve që ndikuan në pasurimin e familjes presidenciale amerikane që deri më tani e ka shtuar pasurinë e saj me 1.4 miliard USD./ LAPSI.AL

Etiketa: familja Trumpinfluencën politikeish-sekretare e Sigurisë KombëtareKristi NoemSazaniZvërneci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci dhe kolonët izraelitë/ Anatomia e një narrative globale

17:25 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama “del nga binarët”, sulmon protestuesit: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste

11:22 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kush është mbrapa? Të gjitha teoritë konspirative rreth protestës

22:21 : 02/06/2026
AKTUALITET

Mbyllet protesta për Zvërnecin/ Qytetarët thirrje në shesh: Nesër më shumë!

21:05 : 02/06/2026
AKTUALITET

Gazetarja thirrje qytetarëve: Rama gënjeu, mos negocioni! Ai që të vjedh sot, e bën dhe nesër!

19:53 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
Para

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkCasibom