Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal Zamir, deklaroi se nuk ka armëpushim për forcat izraelite në Liban.
“Ne përpiqemi të shfrytëzojmë sa më shumë lirinë e veprimit që na është dhënë dhe do të përdorim çdo mundësi për të eliminuar kërcënimet ndaj qytetarëve të Izraelit dhe forcave tona”, tha gjenerali Zamir gjatë një vizite në bazën detare në Haifa, sipas një deklarate të ushtrisë të postuar në mediat sociale.
Zamir theksoi forcën në rritje të Marinës Izraelite, e cila pritet të bëhet “një armë shtesë strategjike me rreze të gjatë veprimi” për ushtrinë izraelite .
Sipas fjalëve të tij, marina aktualisht po operon “në të gjitha frontet, në zona komplekse detare, si afër ashtu edhe larg, dhe në operacione që ende nuk mund t’i zbulohen publikut”.”Ushtria izraelite, në të gjitha degët e saj, është gati të rifillojë menjëherë luftën kundër regjimit terrorist iranian. Marina luan një rol vendimtar në aftësinë tonë për ta goditur këtë regjim përsëri fort, siç kemi bërë në të kaluarën”, paralajmëroi Zamir.
Që nga 2 marsi, Izraeli ka sulmuar jugun e Libanit, ku besohet të jetë bastioni i lëvizjes shiite Hezbollah, e cila ka mbështetjen e Iranit .
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të hënën një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe lëvizjes libaneze Hezbollah dhe shtoi se nuk do të ketë sulm ndaj Bejrutit.














