Para nisjes së protestës kryepolici Skënder Hita shpjegoi gardhin metalik te ura e Lanës vendosur për të mos lejuar protestuesit të shkojnë drejt Kryeministrisë.
Hita tha se gardhi është vendosur si masë sigurie për ndeshjen e orës 20:00 në Air Albania mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Kjo është një masë standarde tha ai si çdo ndeshje dhe do respektohet edhe sot pavarësisht protestës.
Hita: Kjo pjesë është zonë sigurie për zhvillimin e ndeshjes Shq9ëpri Izrael. Duke qenë se janë marrë masa nuk do kalohen. Janë masa sigurisë që janë marrë në çdo ndeshje. Nuk do bëjmë ndryshime për këtë aktivitet.









