Pas 3135 ditesh sot në Gjykatën Administrative të Apelit eshte rrezuar ankimi kundra bashkimit te operatoreve përfaqësuar nga shoqëria MC Networking sh.p.k. mbi kontrollin e sistemit qendror te monitorimit te lojërave te fatit, njohur ndryshe si SQMO.
Ky ankim eshte rregjistruar me date 27 Tetor 2017 nga paditësit ne formën e Bashkimit te Shoqërive “Qualysoft GmbH”, “Comtrade d.o.o”, “Startsat-Albanian sh.p.k “dhe “Communication Progress sh.p.k”, e cila ishte nje nder dy bashkimet e operatoreve qe morën pjese ne garën e shpallur nga Ministria e Financave dhe Ekonomise ne janar 2017 bazuar mbi parashikimet e ligjit 155/2015.
Pala paditëse kërkonte nder te tjera shfuqizimin e njoftimit të fituesit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomise drejtuar “MC Networking” shpk. si dhe lidhjen e kontratës për ndërtimin e SQMO me Bashkimin e shoqërive “Qualysoft GmbH”, “Comtrade d.o.o”, “Startsat–Albanian” shpk dhe “Communication Progress” shpk, përfaqësuar nga “Qualysoft GmbH”.
Nderkohe kontrata eshte lidhur ne prill 2017 me palën e shpallur fituese nga gara, përfaqësuar nga MC Networking sh.p.k. si dhe miratuar me VKM 362/2017.
Shoqeria MC Networking sh.p.k. si përfaqësuese e palës fituese ka vijuar nderkohe me ngritjen e SQMO dhe vijon me mirëmbajtjen e ketij sistemi te rëndësishëm ne tregun e lojërave te fatit.
Ne vitin 2017 nje tjetër gjyq i rëndësishëm u zhvillua ne lidhje me pagesën e tarifës se mirëmbajtjes se SQMO, e cila parashikohet ne nenin 48 pika 2 te ligjit per lojërat e fatit. Shoqata e basteve sportive, e cila kishte 3 anetare, shoqëritë Top Start sh.a.,
Llotosport sh.a dhe ITSGA sh.a. (te njohura dhe si Eurolloto, Llotosport dhe Eccobet) te cilat ishin te vetmet shoqëri te licencuara ne ate kohe, kundërshtuan ne Gjykaten Kushtetuese detyrimin per pagesen e tarifës se mirëmbajtjes.
Gjykata Kushtetutese rrezoi kërkesën e tyre me vendimin nr.89 date 28 Dhjetor 2017.














