• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Burgjet në panik, gatishmëri e lartë gjatë Botërorit: Kontrolloni të dënuarit, mos i ndani radiot nga dora!

17:30 : 17/06/2018
në AKTUALITET

Evenimentet futbollistike, shihen si një mundësi e artë nga të dënuarit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për të planifikuar arratisjen nga qelitë. Kjo për faktin se vigjilenca e policisë është e ulët, pasi të gjithë ngujohen pas ekranit për të ndjekur ndeshjet. Me qëllim shmangien e ngjarjeve të tilla, kur Kampionati botëror “Rusi” 2018, sapo ka çelur siparin, drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka hartuar një plan të detajuar masash.

Dokumenti mban datën 13 qershor, një ditë përpara nisjes së kampionatit dhe është hartuar nga kreu i policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani. Plani I masave ka si qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në 23 burgjet dhe paraburgimet në vend, gjatë zhvillimit të evenimentit futbollistik.

Në dokumentin që disponon News 24, sipas gazetares Lala, thuhet se “gjatë periudhës së kampionatit të ushtrohen kontrolle të vazhdueshme për gjendjen e elementëve të sigurisë dhe kryerjen e shërbimit nga ana e punonjësve të policisë”.

Drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani instrukton vartësit të marrin masa të vazhdueshme për mbajtjen në gatishmëri të mjeteve e sistemeve për mbrojtjen nga zjarri, duke u punuar detyrat në çdo instruktazh”. Të gjitha strukturat në burgjeve e paraburgime orientohen të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, e veçanërisht me sektorin e policisë, për të hartuar listën e personave në konflikte, si dhe ata me rrisk të lartë arratisje.

Lexo edhe:

Sherr për pronën/ Plagoset me thikë 29-vjeçari në Kamëz, shpallet në kërkim autori

“Risk i lartë!”/ Mesazhi i Trump para takimit me Putin në Alaskë

Sipas këtij plani, “në rastet e prishjes së rendit, me qëllim rivendosjen e tij, forcat e policisë, duhet të qëndrojnë në gatishmëri të plotë, me qëllim normalizimin e situatave, sipas nevojave, ndërsa duhet kërkuar bashkëpunim me policinë e shtetit”. Në vijim, sektorit të Informimit i kërkohet të qëndrojë në gatishmëri, për transmetimin në kohë të urdhrave apo udhëzimeve nga drejtoria në IEVP apo anasjelltas.

Përgjatë 30 ditëve të kampionatit, urdhërohet sektori i Komunikimit, dhe monitorimit elektronik në drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, të marrë të gjitha masat për të siguruar komunikim të pandërprerë me radio dhe telefon me drejtorinë e policisë si dhe të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit.

Në përfundim, kreu i policisë së burgjeve orienton drejtuesit e IEVP, të informojnë me shkrim drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, për masat e marra për sigurimin e rendit e qetësisë në të gjitha institucionet, sikurse parashikohet në planin e hartuar.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sherr për pronën/ Plagoset me thikë 29-vjeçari në Kamëz, shpallet në kërkim autori

13:59 : 15/08/2025
BOTA

“Risk i lartë!”/ Mesazhi i Trump para takimit me Putin në Alaskë

13:46 : 15/08/2025
Pamje nga vendi ku ndodhi krimi
AKTUALITET

Vrasjet e 14-vjeçarit/ Softa: Faji nuk është te rrjetet sociale, por te institucionet dhe familja

13:36 : 15/08/2025
AKTUALITET

Gjeneral Piro Ahmetaj: Besimplotë se në Alaska, Trump do të imponojë ndalimin e luftës në Ukrainë!

13:27 : 15/08/2025
AKTUALITET

Trump, Putin dhe një samit në mes

13:15 : 15/08/2025
AKTUALITET

Ikën i nxehti ekstrem, në fundjavë freskohet moti

13:00 : 15/08/2025
Para

Dekorimi i atentatorit të Azem Hajdarit/ Berisha: Hakmarrje politike, i keni shpallur luftë PD-së

TË GJITHA

Sherr për pronën/ Plagoset me thikë 29-vjeçari në Kamëz, shpallet në kërkim autori

13:59 : 15/08/2025

“Risk i lartë!”/ Mesazhi i Trump para takimit me Putin në Alaskë

13:46 : 15/08/2025
Pamje nga vendi ku ndodhi krimi

Vrasjet e 14-vjeçarit/ Softa: Faji nuk është te rrjetet sociale, por te institucionet dhe familja

13:36 : 15/08/2025

Gjeneral Piro Ahmetaj: Besimplotë se në Alaska, Trump do të imponojë ndalimin e luftës në Ukrainë!

13:27 : 15/08/2025

Trump, Putin dhe një samit në mes

13:15 : 15/08/2025

Ikën i nxehti ekstrem, në fundjavë freskohet moti

13:00 : 15/08/2025

Turqi/ Erdogan arreston një tjetër kryebashkiak të opozitës dhe 40 zyrtarë të tjerë

12:47 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com