Është ndarë nga jeta këtë të premte Neki Dredha, ish-kryetar i Bashkisë së Vlorës në vitet 1998-2000 dhe babai i ish-kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha.
Neki Dredha ishte mjek me profesion dhe një nga figurat e njohura të shëndetësisë në qytetin e Vlorës. Përveç angazhimit në mjekësi, ai mbajti edhe detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës.
Gjatë karrierës së tij, Dredha u angazhua edhe në fushën e letërsisë dhe publicistikës, duke botuar disa libra me karakter poetik dhe memorialistik. Një prej veprave të tij më të njohura është poema narrative “Labëria Magjike”. Ai është gjithashtu autor i shkrimeve kushtuar historisë së mjekësisë dhe figurave të shquara të shëndetësisë shqiptare.














