• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqiptaro-amerikania denoncon: Investova 500 mijë dollarë në vendlindje, komshiu ndërtoi pa leje mbi pronën time

21:10 : 27/05/2026
në AKTUALITET

Lexo edhe:

No Content Available

Shqiptaro-Amerikania Blinera Kosovrasti ka denoncuar në emisionin “Fiks Fare” se prona e saj në Dibër të Madhe është cenuar nga një ndërtim që, sipas saj, është kryer në mënyrë të paligjshme mbi tarracën e përbashkët të godinës.

Ajo thotë se për këtë pronë ka investuar rreth 500 mijë dollarë dhe prej muajsh po përballet me institucionet për të kërkuar zgjidhje. Në një intervistë për Fiksin, Kosovrasti tregon se jeton dhe punon prej vitesh në Amerikë, ndërsa në Dibër të Madhe bleu katin e parë dhe të dytë të një vile 3-katëshe.

Sipas saj, prona ishte menduar për dy vajzat e saj, të cilat çdo verë vijnë nga SHBA në vendlindje. Ajo shprehet se pas blerjes pagoi të gjitha detyrimet përkatëse, por më vonë mbi tarracën, që sipas saj është hapësirë e përbashkët, nisi një ndërtim nga personi që bleu katin e tretë të godinës. Kosovrasti thotë se iu drejtua komunës së Dibrës së Madhe, e cila fillimisht konstatoi shkeljen dhe pezulloi punimet.

Megjithatë, sipas saj, ndërtimi rifilloi dhe u përfundua, edhe pse objekti ishte konsideruar pa leje. Ajo pretendon se i janë cenuar të drejtat mbi pronën dhe se institucionet nuk kanë zbatuar ligjin. Gazetarët e Fiks Fare udhëtuan drejt Dibrës së Madhe për të ndjekur nga afër këtë rast.

Në godinë ata takuan persona që thanë se gjithçka është bërë sipas procedurave dhe se ndërtimi vazhdoi pasi dokumentacioni u plotësua. Vetë personi që ka kryer ndërtimin pranoi para kamerës se punimet nisën pa leje dhe se për këtë arsye u pezulluan fillimisht, por më pas, sipas tij, dokumentet u rregulluan dhe punimet vijuan deri në përfundim.

Edhe në komunë, punonjësit deklaruan se situata u krijua pasi prona nuk ishte regjistruar ende në emër të blerësve të rinj, as të Blinera Kosovrastit dhe as të blerësit të katit të tretë. Sipas tyre, për këtë arsye iu dha kohë pronarit për të plotësuar dokumentacionin.

Ata shtuan se aktualisht çështja po shqyrtohet nga një komision pranë Ministrisë së Transportit, i cili do të vlerësojë nëse komuna ka vepruar drejt apo jo në këtë rast. Por dokumentet e siguruara nga Fiks Fare hedhin dyshime mbi versionin e komunës.
Emisioni siguroi procesverbalin e pezullimit të punimeve, ku rezulton se ndërtimi nuk po kryhej nga pronari fillestar i godinës 3-katëshe, por nga vetë blerësi i katit të tretë. Një tjetër fakt u zbulua edhe në Kadastrën e Dibrës së Madhe, ku gazetarëve iu tha se godina nuk rezulton në pronësi të një personi të vetëm, por të disa bashkëpronarëve, duke kundërshtuar deklarimet e komunës./ tch

Etiketa: Kadastrën e Dibrës së MadheMinistrisë së TransportitShqiptaro-Amerikania Blinera Kosovrasti

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski në Velipojë, 1 mln lekë gjobë për drejtuesin

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom