Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka publikuar një video-denoncim nga Hyzgjokaj, Lushnjë, ku shfaq ndotjen dhe mbeturinat pranë një liqeni në zonë të kthyer në landfill mbeturinash, duke akuzuar bashkinë për neglizhencë.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, Korreshi ironizon standardet europiane, ndërsa kamera fokusohet tek grumbujt e plehrave, inerteve dhe mbetjeve urbane të hedhura buzë liqenit.
Video-denoncimi i plotë:
Ju përshëndes dhe unë njëherë kështu, nga këto bukuritë e mëdhaja që ka liqeni aty, domethënë, ja po të vish këtu te ke një liqen të bukur. Do thoni ju, pse për liqene kemi ne?
Po a t’ju tregoj një pjesë të Europës edhe këtu me liqene? Ule pak Elio, të lutem. Liqenin këtu. Kape një sekondë aty. Të gjithë plehrat e komunës, Hyzgjokaj. Oh, Landfill-i. Ja kjo zonë e bukur, po mund të rrinte kaq e bukur kjo. Domethënë, këtu e ka mbytur dhe ferra. Shiko këtu wc, bide, divan, dyshek, jastëk. Merre të gjithë andej.
Ah, të keqen! O Karakaç, këtu flini gjumë kur vini si të deleguar, ë? Këtu flini gjumë, ë? Po kape Europën, kape! Alo, Bashkia! Urdhëro si e ke! Se mirë dalim kështu për ajër të pastër, dalim foto, video.
Po, Bashkia, po urdhëro, urdhëro, kape! Shiko Bashkia sa kanë vajtur këtu plehrat. E shikon, ë? O Uropa! Nuk hyhet në Uropë kështu, nuk të lënë në Uuropë me këto plehrat. Se as s’ja qëllojnë dot fare andej. Kështu që, kur të keni grykën e kamerës për të parë bukuritë, ule një çikë këmbën se kemi këpucët me lerë hala. E kjo është këpuca me plehra akoma.














