Gjendet i mbytur në lumin Osum 30-vjeçari nga Berati, David Shehaj.
Ai ishte larguar nga banesa më 30 Prill dhe i ati kishte denoncuar në polici largimin e tij.
Duke dyshuar se mund të ishte hedhur në lumë, pas kërkimeve, trupi i tij i pajetë u gjet mesditën e sotme në fshatin Remanicë.














