• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndodh sërish në Kamëz/ Mësuesja fyen e mallkon nxënësit e mitur: Vdeksh, vrit veten, ju zhvesh lakuriq!

21:10 : 05/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Rasti i publikuar sot, më 5 maj, në emisionin “Stop”, në Tv Klan ka ndodhur në Kamëz, në shkollën 9-vjeçare “Isa Boletini”, pranë zonës së njohur si “Instituti Bujqësor”.

Disa prindër kanë denoncuar një rast shqetësues, lidhur me sjelljen e mësueses kujdestare, Rudina Mbjeshovës ndaj nxënësve të klasës së parë. Prindërit thonë, se fëmijët ofendohen dhe bullizohen vazhdimisht gjatë orës së mësimit, duke shprehur kështu shqetësim të hapur në lidhje me këtë sjellje të patolerueshme.

Emisioni “Stop” ka monitoruar për disa ditë situatën në klasë, duke dokumentuar një sërë episodesh me gjuhë fyese dhe kërcënuese nga ana e mësueses.

Në komunikimet e saj me nxënësit, ajo përdor etiketime të rënda si “budallenj”, “torollakë”, “të paedukatë”, “mistreca”, madje shkon deri në shprehje ekstreme, si “vdeksh” apo “vrit veten”.

Në disa raste, mësuesja jo vetëm fyen, por edhe kërcënon nxënësit me ndëshkime, përjashtime apo nota të ulëta, duke krijuar një ambient frike dhe presioni psikologjik. Gjithashtu raportohen edhe forma bullizimi lidhur me pamjen fizike të nxënësve, si dhe përdorim i gjuhës denigruese ndaj tyre dhe familjeve të tyre.

Lexo edhe:

Detajet nga shpërthimi me tritol në Kamëz/ Kamerat e sigurisë fiksuan autorin, pronarët e pallatit mohojnë konfliktet

Kamëz/ Shpërthim me tritol në rrethimin e një kantieri ndërtimi

Sipas materialeve të publikuara, kjo sjellje nuk është episodike, por duket si një model i përsëritur komunikimi në klasë.

Komunikimi i mësueses me nxënësit:

Episodi 1: Nxënësi teshtin

Mësuesja: Shëndet! Sa ma shpifi, s’e duroj dot fare. Ma shpifët, ma shpifën si klasë, kur do zhduken. Kur do mbaroj. Pasha Zotin! Të gjithëve, (Nuk kuptohet) ajo kurva e m*tit. Ma ka shpif, sjell burri në shkollë, ma ka shpif. Zot na fal! U shofshin ata andej, që i solli ai nga veriu, i solli këtu nga maja e malit. Vazhdojmë!

Mësuesja: Erdhi drejtoresha, na griu. Ç’a ke? Të dhëmb gjë? Ç’a ke? Të dhëmb gjë? Hajde vazhdo! (Qan nxënësi)

Mësuesja: Ej, o nxënës, po je klasë e parë moj mësuese, se është turp! Është shumë turp!

Mësuesja: Nuk di emrin e babit. A keni turp? E dini emrin e babit ju?

Nxënësi: Babi im e ka emrin…

Mësuesja: Si e ka emrin babi, re?

Mësuesja: Po hape, re gojën! Kur pyet ai, të pyeti babi i N…t i kujt je, ti ia tregon. Vazhdo moj, lëri…! Ç’a po bën ti? Unë ç’a thashë? Hajde, shkruaj alfabetin të gjithë! Ec, vazhdo! Të gjithë alfabetin! S’ke, ç’a bën ti. Merre stilolapsin! Më paske ardh pa libër mua. Hajde!

Mësuesja: Ule moj! U, pse rri kështu kjo? Ore, kshu rri te kursi kjo?

Nxënësi: Hë mësuese?

Mësuesja: Kshu rri, si e habitur?

Nxënësi: Po!

Mësuesja: Po pse? Po mirë, ç’a ke moj mësuesja?

Nxënësi: Edhe profesori i bie në shpullë.

Mësuesja: Më shpullë s’kam punë, t’i bie, po… Punon? Aktivizohet kjo?

Nxënësi: Rri tu pa klasën.

Mësuesja: Pse moj, ç’a ke?

Episodi 2

Mësuesja: Aty, çohu, çohu! Ktu, ktu, çohu, çohu! Vazhdoni bisedën! Vazhdoni, ulurisni! Vazhdoni, zëre, se s’jam unë këtu! M’u zhduk! M’u zhduk! M’u zhduk! Ore, kuptoni, që jeni të çmendur, as në tualet, as të lash duart, nuk… Jeni shumë të çmendur. Jeni të padisiplinuar. Zhduku! Harrojeni, se do dilni! Absolutisht! Jeni klasa më e çm… Vazhdo, shkruaj letrën! Lëri fjalët! Ti re, ej, ç’a do ti, që ngrihesh, re? Hajd’, mbaro detyrën ti!

Mësuesja: Uëë, uëëë, thashë, se e hodhën shkollën në këmbë, thashë, s’ju vjen zor. Uuu, sa zor më vjen mua nga ju! Nuk bëjmë zhurëm, sillemi mirë! Ne kemi hall me drejtoreshën. Mua më keni nxjerrë bojën. Mua ma keni shpifur!

Mësuesja: Të erdhi A… te banka aty?

Nxënësi: Jo!

Mësuesja: E…?

Nxënësi: Jo!

Mësuesja: Të dy jeni të dënuar E… dhe E…

Nxënësi: O mësuese, edhe pastaj A… i tha E…, i tha “unë ty kam për ta shkrujt me lakuriq”

Mësuesja: Kush e tha?

Nxënësi: A… i tha E…

Mësuesja: Do t’ju zhvesh të dy lakuriq!

(Fëmijët qeshin)

Mësuesja: Po kshu duan këta. Ti me krahë të shkurtra, ai lakuriq. Ç’a janë këto muhabete ore?! Keni turp ju, o s’keni?! Ju jeni të rritur, ore. Ju jeni shokë. O E…! Pse po qan o E…? Ç’a ke? Se s’u bë nami i zi. O E…! Mos qaj!

Mësuesja: O E…! Si ta quajnë babin ty, re? Babi, si e ka emrin? Nuk di emrin e babit! A keni turp? E dini emrin e babit ju?

Nxënësi: Babi im e ka emrin…

Mësuesja: Si e ka emin babi, re?

Nxënësi: A… K…!

Mësuesja: Po hape, re gojën! Kur të pyet ai, të pyeti babi i N… “i kujt je”.

Mësuesja: Vazhdo moj, leri ato! Ç’a po bën ti? Unë ç’a thashë? Do rrijë, do shkruajë alfabetin të gjithë. Ec! Vazhdo! Të gjithë alfabetin! S’ke, ç’a bën ti. Merre stilolapsin! Më paske ardh pa libër mua. Hajde.

Episodi 3

Mësuesja: Moj, ti po më ndjek mua? Ta hodha nga dritarja tani. Ti moj vajzë, më shiko pak mua! Unë shpjegoj, ti moj, ti, kupton, ç’a po flas unë? Ç’a po flas unë? Ç’a po flas unë? Çohu çikë në këmbë! Çohu në këmbë! Merri ato mbeturinat! Ç’a po flas, moj vajzë? Unë shpjegoj dhe ti luan. Po ti s’je, ti je pykë moj nga mëndja, moj! Ti s’bën dot asgjë. Ulu, moj dreq. Unë shpjegoj, ajo loz me atë tërë orës. I thashë edhe babit hë, gjumë në orë të mësimit fle ti, e vëmendshme, s’je. A mbarove? E rregullove atë? Mos t’u shof më në orë të mësimit! Më çmëndi kjo, re. Fshiji hundët! Pastroji! Dil jashtë në korridor, çohu! Ec, të lutem! Merr pastrohu se na i shpifët!

Mësuesja: Hajde ma shpjego mësimin, të ulem unë, se më lodhe! Hajde të thashë! Fol dhe njëherë ti, te rruga e madhe do e shikosh veten!

Mësuesja: Ngrije zërin zemër! Të betohem! (Nuk kuptohet bërtet) Mos u kthe më mbrapa! Bëëë, po qenke fare ti re, po gjithë ditën re, ma zhduk bidonin tani! Po ti, ç’a do, që kthehesh mbrapa ti? Hap atë abetaren! Uaaa, sa pa edukatë, o Perëndi! Uaaa vdiqa më, u cmënda! Budallenjtë fare tani. Një herë, dy herë! Ore, keni tru? Ej, më keni gjet mu, ju! Do ta mbush me 1-sha për Zotin! Vdeksha sot, do t’ju përjashtoj nga klasa! Pikë!

Mësuesja: E…, N… ul kokën, se t’i nxorra sytë! E…, mos më shif mua! Jo sikur po fle gjumë re, lexo!

Mësuesja: R… do të bëjmë dhuratë një krevat portativ, një batanije, një jastëk edhe të na flesh gjumë! R…është e vetmja, që do vetëm gjumë. Fle gjumë në shpi ti? Ç’a bën gjithë natën ti?

Nxënësja: Thotë mami, “hajde shohim filmin”, se mbaron në 12-të të natës.

Mësuesja: Dashka një dru mami jot!

Kujtojmë se jo më larg se po në Kamëz, në shkurt të këtij viti, në shkollën 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë” u denoncua pranë redaksisë së “Stop” dhuna sistematike ndaj nxënësve të klasës së katërt nga mësuesja kujdestare Mine Hasani./ Tv Klan

Etiketa: kamezmesuese

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Detajet nga shpërthimi me tritol në Kamëz/ Kamerat e sigurisë fiksuan autorin, pronarët e pallatit mohojnë konfliktet

11:25 : 24/05/2026
AKTUALITET

Kamëz/ Shpërthim me tritol në rrethimin e një kantieri ndërtimi

10:52 : 24/05/2026
AKTUALITET

Dyshohet se grabiti argjendarinë në Kamëz, Gjykata lë në burg 22-vjeçarin

14:42 : 22/05/2026
AKTUALITET

Merr fund arratia e autorit që grabiti me armë argjendarinë në Kamëz, në kërkim bashkëpunëtori

11:06 : 21/05/2026
AKTUALITET

Godina e braktisur terrorizon banorët në Kamëz, drogë, mbeturina dhe rrezik për jetën

21:42 : 19/05/2026
AKTUALITET

Vodhën bizhuteri me vlerë 700 mijë lekë, pamjet nga grabitja te argjendaria në Kamëz

17:15 : 18/05/2026
Para

Karamuço: Ja sa kushton futja e një celulari dhe një transferimi nga burgu

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom