• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtyhet gjyqi ndaj Pëllumb Gjokës, shkak mungesa e avokatëve

17:01 : 05/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Seanca gjyqësore për çështjen penale në ngarkim të Pëllumb Gjokës dhe ish-funksionarit të policisë, Ardrit Hasanbegaj e planifikuar të zhvillohej të martën më 5 maj në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, u shty për mungesë të avokatëve të njërit prej të pandehurve.

Gjyqtarja Flojera Davidhi konstatoi se i pandehuri Pëllumb Gjoka nuk ishte i pranishëm. Po ashtu, nuk ishin të pranishëm as përfaqësuesit e tij ligjorë, avokatët Gurali Brahimllari dhe Ylli Manjani. Gjyqtarja Davidhi bëri me dije se avokati Manjani kishte lajmëruar se ishte në një gjykim paralel dhe nuk mund të paraqitej. Ndërkohë, ishte paraqitur mbrojtësi i pandehurit Hasanbegajt, avokati Isuf Shehu, që do të duhej të kishte parashtruar bisedimet përfundimtare nëse do të ishte zhvilluar seanca.

Prokurorët Arben Kraja dhe Bledar Maksuti kërkuan ndërprerjen e seancës, për shkak të mbetjes pa mbrojtje të të pandehurit Gjoka, si dhe pezullimin e afateve të paraburgimit të tyre.

Gjyqtarja Davidhi konstatoi se sjellja e avokatëve të Gjokës është e përsëritur dhe për rrjedhojë caktoi një avokate kryesisht që të mundësojë përfaqësimin e Gjokës në seancat e ardhshme, në rast të mungesës së avokatëve të zgjedhur prej tij. Po ashtu, u pranua kërkesa e SPAK për pezullimin e afateve të paraburgimit. Seanca u shty për më datë 19 maj, në orën 12:00.

SPAK paraqiti më 26 shkurt konkluzionet përfundimtare në çështjen e veçuar ndaj të biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe ish-funksionarit të policisë, Ardit Hasanbegajt, të akuzuar për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Për të dy të pandehurit u kërkua që të deklarohen fajtor. Për biznesmenin Pëllumb Gjoka u kërkua dënimi me 14 vjet burg, ndërsa për Hasanbegajn 9 vjet heqje lirie. Gjykimi në këtë proces u zhvillua me gjykim të shkurtuar, prej nga të pandehurit përfitojnë uljen e 1/3-ës së dënimit nëse deklarohen fajtorë.

Lexo edhe:

U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

Noizy dëshmon në GJKKO, sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion: Është i fiksuar me mua…!

Ndërkohë, çështja penale ka dhe një tjetër ndarje, ku tre prej të pandehurve Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviq dhe Edmond Preka po gjykohen veçmas për akuzat për vrasje.

Hetimi ndaj Gjokës dhe të pandehurve të tjerë filloi pas mbërritjes së një dosjeje nga Franca. Ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit ka nëntë lloj akuzash për vepra penale, mes të cilave vrasje, korrupsion aktiv e pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të struktuar kriminal. Ndërsa zyrtarët e arrestuar si pjesë e organizatës akuzohen për korrupsion, zbulim të akteve apo të dhënave sekrete, si dhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje. /BIRN

Etiketa: GJKKOgjyqPëllumb Gjoka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

16:54 : 03/06/2026
AKTUALITET

Noizy dëshmon në GJKKO, sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion: Është i fiksuar me mua…!

12:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vjedhja e e-mailit të SPAK/ Gjyqi në themel, me dyer të mbyllura

18:52 : 02/06/2026
AKTUALITET

Gjykata e Posaçme dënon me burg Florenc Çapjan dhe dy të tjerë

16:29 : 02/06/2026
AKTUALITET

Trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, GJKKO çon për gjykim 5 të pandehur (EMRAT)

15:50 : 02/06/2026
AKTUALITET

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt

09:54 : 30/05/2026
Para

SHBA bllokon anijet drejt Iranit, 51 mjete detare të ndaluara në Hormuz

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom