Mirlind Daku i ka dhënë fund “agjërimit” teksa është kthyer te goli me fanellën e Rubin Kazanit.
Bomberi shqiptar tundi rrjetën në minutën e 29-të, pas asistit të Gripshit nga këndi, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në duelin ndaj Baltikas të vlefshëm për javën e 28-të të elitës së futbollit rus.
Ky ishte goli i dhjetë në 22 aktivizime në kampionat për Dakun, i cili kaloi një moment të vështirë, ku për shkak të një dëmtimi qëndroi jashtë për disa ndeshje.
Hera e fundit që 28-vjeçari gjente rrugën e rrjetë ishte 22 nëntori i vitit 2025 në duelin ndaj Akhmat Groznit.
🇦🇱⚽️🅰️ Mirlind Daku scores his first goal after injury. Nazmi Gripshi with the assist. pic.twitter.com/a0lb8wLpV6
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) May 2, 2026














