• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Video-skandal në qelinë e burgut të sigurisë së lartë: Lul Berisha me “bandën” festojnë me alkool e “mall”

20:36 : 01/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Një video-skandal brenda një burgu të sigurisë së lartë është publikuar së fundmi ku dëshmohet edhe një herë dështimi i sigurisë dhe disiplinës në burgjet e Shqipërisë së Rilindur.

Siç shihet në videon e publikuar në podkastin “MaShqip” nga gazetari Flamur Vezaj, personazhe të botës së krimit si Lul Berisha, Fehmi Mziu, Islam Kasa alias Mitralozi, Astril Avdylaj, dhe të “besuarit” e Kel Arapit, etj, po festojnë në qeli me telefon, alkool e lëndë narkotike.

Video e publikuar është një tronditje e madhe për sigurinë në ambientet e vuajtjes së dënimit.

Institucionet e kategorisë së sigurisë së lartë janë vende ku personat me rrezikshmëri të lartë mund të mbahen nën kontroll më të shtuar, por në Shqipëri ndodh e kundërta.

Lexo edhe:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: Identifikuam personat në video! Kemi shtuar kontrollet

EMRAT/ Kush janë disa nga të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin

Kriminelët bëjnë ligjin, caktojnë drejtorët “të bekuar” edhe nga qeveria Rama, kthejnë qelinë në një kafaz të artë ku policia vihet në shërbim të “sheikëve” të dënuar për krime nga më të ndryshmet.

Të burgosurit shihet qartë se nuk e kanë aspak të vështirë që nga qelia luksoze e burgut të porosisin krime të tjera me “bekimin” e zyrtarëve të lartë të Rilindjes që i ka vendosur në krye.

Për këtë rast duhet të ketë një hetim të thellë pasi ky skandal nuk mund të kalohet vetëm me pezullim e policëve, siç ka ndodhur më parë edhe në rastin e killerit Nuredin Dumani i cili e kishte kthyer qelinë në një ‘dhomë hoteli luksoz’.

Gazetari Artan Hoxha e cilësoi videon si një tregues të qartë të mënyrës si funksionon sistemi në burgje, duke theksuar se kush ka para, siguron kushte dhe privilegje edhe brenda qelisë. Sipas tij, gjithçka ka një çmim: telefonat futen me pagesë, alkooli sigurohet me lekë, ndërsa ‘malli’ hyn përmes rrugëve të paligjshme dhe shpesh me çmime më të larta se jashtë. Lëvizja nga një qeli në tjetrën nuk ndodh rastësisht, por përmes marrëveshjeve dhe favoreve.

Flamur Vezaj theksoi se video dyshohet të jetë filmuar në burgun e Peqinit dhe është mbajtur për një periudhë për verifikim para publikimit. Sipas tij, pamjet tregojnë qartë se dera e qelisë duket e hapur dhe ka disa telefona në përdorim.

Për çfarë akuzohen të dënuarit që jetojnë si ‘sheikë’ në qeli

Akuzat që rëndojnë ndaj Lulzim Berishës janë ajo e vrasjes së Klodian Saliut, por edhe vrasja e mbetur në tentativë e një shtetasi tjetër që po udhëtonte në të njëjtën makinë me viktimën si dhe kryerje e veprimeve në kuadër të grupit kriminal. Emri i 55-vjeçarit u rrëfye nga i penduari i drejtësisë Luftar Reçi, i cili ekspozoi edhe emrat e Viktor Ymerit dhe Emiliano Shullazit.

Islam Kasa alias Mitralozi, 53 vjeç, është arrestuar pasi Gjykata e Apelit në Bolonja, Itali, me vendimin e datës 18.06.2019, e ka dënuar me 23 vjet, 1 muaj e 7 ditë burg, për veprën penale “Trafikim i drogave”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Administratori i klubi të futbollit “Korabi” në Dibër, Fehmi Meziu (Mëziu) u arrestua pasi  Gjykata e Apelit në Napoli e dënoi me 13 vjet burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Organizatë kriminale”.

Astrit Avdylaj, me nofkën Niçja, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj.

Etiketa: Astril AvdylajFehmi MziuIslam KasaLul Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: Identifikuam personat në video! Kemi shtuar kontrollet

22:35 : 01/05/2026
AKTUALITET

EMRAT/ Kush janë disa nga të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin

09:09 : 15/01/2026
AKTUALITET

Fundi i bandës së Durrësit? Për dy dekada sfiduan shtetin dhe drejtësinë

11:40 : 05/04/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Rinasi “i blinduar”, momenti kur Lul Berisha mbërrin në Tiranë

07:53 : 19/03/2025
AKTUALITET

Ekstradohet nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lul Berisha

11:46 : 18/03/2025
AKTUALITET

I veshur sportiv dhe me rozë, del VIDEO e momentit të arrestimit të Lul Berishës në Spanjë

16:27 : 18/12/2023
Para

Spartak Ngjela tregon pse nuk është martuar dhe bërë baba: Dola nga burgu 40 vjeç...

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom