Trafiku ndërkombëtar i gomerëve…për jetë më të gjatë dhe për dobësim

Lexo edhe:

Qindra mijëra gomerë – shumica e tyre të vjedhur- janë abuzuar, therur dhe rrjepur në Kinë – të gjitha për një përbërës mjekësor.

‘Ejiao’ (阿胶), mjekësi tradicionale kineze, me përbërës nga lëkura e gomarit, është përdorur nga populli kinez prej më shumë se 2500 vjet.

Kërkesa e madhe tani po pakëson popullsinë e gomerëve dhe ngre çmimin e tyre.

Furnizuesit e “ejiao” tani janë shtyrë për të kërkuar lëkurat e gomarit nga Afrika, Australia dhe Amerika e Jugut. Vetëm në Kenia, çmimi i gomarëve është trefishuar në një vit, ndërsa popullsia e kësaj kafshe ka rënë me një të tretën në 9 vite.

Në të njëjtën kohë, shumë gomerë në Nairobi kanë rënë viktimë e tregut të zi për lëkurat e tyre.

Tre thertoret e licencuara të Kenias vrisnin rreth 1 000 kafshë të tilla në ditë për të furnizuar me lëkurë Kinën, tha Calvin Onyango, menaxher i zhvillimit të programit të Sanctuary Donkey Kenya.

“Ne nuk kemi shumë gomerë dhe shumica e njerëzve nuk duan të shesin gomerët e tyre. Pra, për të vazhduar furnizimin me këto thertore, ne kemi përfunduar me biznesmenë ose ndërmjetës që vjedhin gomerët e njerëzve të tjerë për të furnizuar thertoret, “tha Onyango.

Ai tha se nëse do të vazhdohej me këtë mënyrë, brenda 5 vitesh, do të shuhej kjo specie në Kenia.

“Ejiao” përdoret për jetë më të gjatë, për humbjen në peshë dhe për shumë energji, thuhet në një slogan në një hotel të dedikuar për turizmin e xhelatinës.

Kompania përpunon rreth 1 milion lëkura në vit dhe përbën 63 për qind të tregut të “ejiao”, sipas Institutit të Kërkimeve të Industrisë të Forward, një firmë kërkimore kineze e tregut.

 

Lajme të lidhura

Para