• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BB: Rritja ekonomike në Shqipëri ngadalësohet, plakja e popullsisë sfida kryesore

17:07 : 29/04/2026
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të ngadalësohet në vitet në vijim, nën presionin e faktorëve të jashtëm dhe dobësimit të fuqisë punëtore, duke reflektuar një trend më të gjerë në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Sipas raportit më të fundit të Bankës Botërore, çmimet më të larta të energjisë dhe ndërprerjet e tregtisë të lidhura me tensionet në Lindjen e Mesme po ndikojnë negativisht në fuqinë blerëse dhe në ritmin e aktivitetit ekonomik në vend.

Megjithëse ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri, e mbështetur nga sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit, veçanërisht turizmi, sfidat strukturore mbeten të forta. Papunësia ka rënë, por kjo nuk lidhet domosdoshmërisht me rritjen e punësimit, por më shumë me tkurrjen e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit dhe plakjes së popullsisë. Në të njëjtën kohë, papunësia e të rinjve mbetet e lartë, në rreth 21.5%, dukshëm mbi mesataren e Bashkimit Europian.

Në këtë kontekst, raporti thekson se ruajtja e rritjes ekonomike kërkon mobilizimin e kapitalit njerëzor të pashfrytëzuar, përmes reformave në tregun e punës, lehtësimit të barrierave për gratë dhe përmirësimit të formimit profesional.

Në nivel rajonal, tabloja paraqitet edhe më sfiduese. Sipas Raportit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, rritja ekonomike për gjashtë ekonomitë e rajonit pritet të arrijë në vetëm 2.8% në vitin 2026, duke reflektuar një ngadalësim krahasuar me parashikimet e mëparshme. Për vitin 2027 pritet një përshpejtim modest në 3.2%, por sërish nën potencialin e rajonit.

Lexo edhe:

Rënia e lindjeve alarmon Evropën! Shqipëria në fazë të përshpejtuar plakjeje të popullsisë

BB: Biznesi shqiptar shkëlqen në zgjidhjen e problemeve, dështon në vendosjen e qëllimeve

Ndër faktorët kryesorë që po frenojnë rritjen janë pasiguria globale, inflacioni i vazhdueshëm dhe tensionet gjeopolitike, të cilat po ndikojnë drejtpërdrejt në buxhetet e familjeve dhe në aktivitetin e bizneseve.

Megjithatë, alarmi më i madh për rajonin mbetet zhvillimi demografik. Popullsia në Ballkanin Perëndimor po plaket me ritme të shpejta dhe, brenda dekadës së ardhshme, të paktën një në pesë persona do të jetë mbi moshën 65 vjeç. Paralelisht, emigracioni i lartë po redukton më tej numrin e personave në moshë pune, duke krijuar një hendek të thellë në tregun e punës.

Paradoksi është se, ndërkohë që bizneset raportojnë mungesë të fuqisë punëtore, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë mbetet jashtë tregut të punës. Gratë, të rinjtë dhe individë të tjerë përballen me barriera që i pengojnë të punojnë, duke krijuar një rezervë të madhe të pashfrytëzuar. Sipas Bankës Botërore, nëse pjesëmarrja në tregun e punës në rajon do të ishte e krahasueshme me vendet e BE-së, do të kishte mbi 2.8 milionë punëtorë shtesë.

Raporti thekson se rritja e pjesëmarrjes në tregun e punës është një nga mënyrat më efektive për të përmirësuar perspektivat ekonomike afatgjata. Vetëm përfshirja më e madhe e grave mund të shtojë rritjen ekonomike me rreth 0.35 pikë përqindje në vit.

Në këtë kuadër, rekomandimet kryesore lidhen me politika që e bëjnë punësimin më tërheqës, përmes rishikimit të skemave të taksave dhe përfitimeve, zhvillimit të shërbimeve të kujdesit për fëmijët dhe të moshuarit, si dhe krijimit të vendeve të punës më fleksibël dhe më cilësore./ ekofin.al

Etiketa: Banka Botëroreplakja e popullsiserritja ekonomike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rënia e lindjeve alarmon Evropën! Shqipëria në fazë të përshpejtuar plakjeje të popullsisë

08:41 : 23/05/2026
AKTUALITET

BB: Biznesi shqiptar shkëlqen në zgjidhjen e problemeve, dështon në vendosjen e qëllimeve

13:36 : 04/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria drejt “superplakjes”! Raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje

10:38 : 04/05/2026
AKTUALITET

Ekonomia shqiptare ngadalësohet, Banka Botërore ul parashikimin e rritjes për vitin 2026

17:56 : 08/04/2026
AKTUALITET

BB: Shqipërisë i mungojnë standardet e unifikuara të rekrutimit në administratën publike

11:36 : 14/03/2026
AKTUALITET

BB “nxin” qeverinë Rama: Shpenzon shumë, por ka probleme serioze në cilësinë e projekteve infrastrukturore

12:11 : 25/02/2026
Para

Si Irani dhe SHBA po luajnë lojën e maces me miun me kriptovalutat për shkak të sanksioneve

TË GJITHA

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom