• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tkurret sektori i Bujqësisë, sa para shkojnë realisht për mbështetje tek fermeri?

21:21 : 22/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

AgroBlend mashtron fermerët me plehrat kimikë, tregton ure të falsifikuar ose tjetërsuar

I ftohti shkatërroi frutat, fermerët e Devollit raportojnë deri në 100% dëme nga ngricat e majit

Me mbi 300 ditë me diell në vit, me një tokë të pasur, një vijë bregdetare të gjatë dhe akses të drejtpërdrejtë në portet që na ndihmojnë drejt tregjeve europiane, Shqipëria ofron kushte të favorshme për zhvillimin e bujqësisë.

Por, realiteti është krejt ndryshe. Vitet e fundit bujqësia shqiptare ndodhet në një situatë të vështirë.

Nga një prej sektorëve me peshën më të madhe në ekonominë e vendit, të dhënat e INSTAT tregojnë se bujqësia po rrudhet, në vend që të konsolidohet.

Pesha e bujqësisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto ka zbritur nga rreth 21% në 15.5% gjatë dekadës së fundit. Kjo rënie është shoqëruar me përgjysmim të sektorit të blegtorisë dhe me rritje të importit, edhe të fruta perimeve.

“E para dhe kryesorja është mungesa e investimeve në bujqësi. Pra, bujqësia shqiptare ka një nivel shumë të vogël të investimeve, megjithëse sjell rreth 15.5% ë sasia e parave që jepet bujqësisë është më pak se 2% nga buxheti i shtetit. Pra, kemi një investim shumë të pakët. E dyta që ka të bëjmë prapë me investimin, kemi para shumë të pakta që jepen për mbështetjen e fermerit”, eksperti i bujqësisë Gjok Vuksani.

Për ekspertët, kriza me të cilën po përballet sektori i bujqësisë lidhet me mungesën kronike të financimit, politikat e gabuara dhe mungesën e një vizioni afatgjatë.

Për vitin 2026, Ministria e Bujqësisë ka një buxhet total prej rreth 160 mln euro.

Shqipëria është vendi i fundit në rajon për skemat e mbështetjes në bujqësi. Kosova, Maqedonia e Veriut apo Serbia, investojnë disa herë më shumë në sektor, pavarësisht se kanë shpesh më pak fermerë ose sipërfaqe më të vogël bujqësore.

Edhe nëse e krahasojmë në terma absolutë, diferenca e kësaj mbështetje është e thellë. Më konkretisht, Shqipëria mbështet fermerët me rreth 52 milionë euro në vit nga buxheti i shtetit, ku përfshihet skema kombëtare dhe mbështetja me grante, ndërkohë që Kosova arrin në mbi 100 milionë euro, Maqedonia e Veriut rreth 200 milionë euro, për të mos folur për Serbinë ku mbështetja për sektorin e Bujqësisë shkon në 400 mln euro. Këtu bëhet fjalë vetëm për mbështetjen nga buxheti i shtetit, ndërkohë që shumë prej fermerëve atje aplikojnë edhe skemën e IPARD.

“Bujqësia është e nën financuar. Nëse do të bëjmë një krahasim me vendet e rajonit, përqindja e financimit nga buxheti, Shqipëria është në fund me 2-3% të buxhetit total të shtetit, ndërkohë që Maqedonia është 8% dhe Kosova deri në 6%, ndërsa grantet dhe subvencionet arrijnë vetëm rreth 50 milion euro”, u shpreh Ilir Pilku.

E konsideruar si një nga shtyllat e ekonomisë, edhe vende me ekonomi më të vogla si Bosnja dhe Hercegovina kanë nivele më të larta financimi. Atje mbështetja arrin vlerën e 180 mln euro për bujqësinë duke krijuar një disavantazh të qartë për fermerin shqiptar në tregun rajonal.

“Kërkesa e fermerëve shqiptarë sot është duam të jemi si fermerët e Kosovës. Është kaq e thjeshtë”, u shpreh Pilku.

Po çfarë ka ndryshe skema mbështetëse e Kosovës? Duke iu referuar buxhetit të dy vendeve, le të bëjmë një krahasim se si janë ndarë fondet dhe se si përdoren ato. Për vitin 2026 Kosova ka një buxhet total prej rreth 4 mld euro, nga të cilat ministria e Bujqësisë e ka buxhetin 95 milionë euro. Nga këto, 71 milionë euro shkojnë për pagesa direkte për fermerët, ndërsa 3 milionë euro janë ndarë si fond i veçantë në dispozicion për demet nga fatkeqësitë natyrore.

“Buxheti jonë është mbi 8 miliard euro. Është dyfishi i buxhetit të Kosovës. Ministria e Bujqësisë merr 156 milion euro, vetëm 32  milion euro shkojnë pagesa direkte për fermerët. Edhe justifikimi i zëvendësministrit të bujqësisë ishte që Kosova nuk ka kanale. Ne i përdorim lekët për ministrinë se pastrojmë kanalet, kurse Kosova e ka shiun me rubinet. Ky është dallimi”, u shpreh eksperti i bujqësisë Eduart Sharka.

Problemi nuk qëndron vetëm te sasia e parave, por edhe se sa para mbërrijnë vërtetë tek fermeri. Edhe brenda këtij financimi të kufizuar, një pjesë e konsiderueshme nuk shkon drejtpërdrejt te fermerët. Vetëm rreth një e katërta e fondeve përfundon si mbështetje direkte, ndërsa 3 të katërtat shkojnë për administratën, duke bërë që tek fermerët të mbërrijnë vetëm “thërrime”.

“Të paktën për vitet e kaluara rreth 27% e buxhetit të shtetit shkon për mbështetje direkt për fermerë dh 73% e pjesës tjetër shkon për mbajtjen e administratës, për shërbime, për dieta, për pajisje, për rroga. Pra kemi një raport të zhdrejtë të sasisë së parave që jep buxheti i shtetit për bujqësinë dhe të parave që shkoi direkt fermerët”, u shpreh eksperti Gjok Vuksani.

“Kemi nivelin e financimit më te ulët në të gjithë ë rajonin edhe për sa i përket skemës kombëtare. BE-ja më e ka 3-4 herë më shumë. Kjo diferencë bën atë që ne nuk jemi konkurrues”, kreu i shoqatës së Agro-Biznesit Agim Rrapaj.

/Emisioni Inside Story

Etiketa: abuzimBujqesifermereparatkurrje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

AgroBlend mashtron fermerët me plehrat kimikë, tregton ure të falsifikuar ose tjetërsuar

16:00 : 28/05/2026
AKTUALITET

I ftohti shkatërroi frutat, fermerët e Devollit raportojnë deri në 100% dëme nga ngricat e majit

12:38 : 24/05/2026
AKTUALITET

Shtrenjtimi i naftës dhe plehrave kimikë ‘goditje’ për bujqësinë, fermerët (s)punojnë tokën!

17:12 : 20/05/2026
AKTUALITET

Tokë pa tituj të qartë, treg i hapur për kapitalin e huaj

16:26 : 19/05/2026
AKTUALITET

Krizë për qershinë, fermerët e Mallakastrës: Kostot po shkatërrojnë prodhimin

13:28 : 16/05/2026
RAJONI

Pas protestës së fermerëve, Kosova paralajmëron masa në sektorin e qumështit

13:36 : 10/05/2026
Para

Ç’mësuam të re për ‘folenë e peshkaqenëve” në AKSH

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom