• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Gjethja” 20 kate te Uji Ftohtë/ Beton në kodrat e gjelbra, qeveria i jep tjetër leje Redi Strugës & Co në Vlorë

12:08 : 22/04/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Një tjetër përbindësh betoni do të ngrohet në kodrën e gjelbër të Ujit të Ftohtë në Vlorë, e cila dita ditës po shndërrohet në një kantier të madh ndërtimi, me godina shumëkatëshe. Në vend që në atë zonë të ngrihen struktura të njëjta, me lartësi të caktuar, apo të ketë studime të mirëfillta, KKTU-ja jep leje për të kënaqur “klientët” e saj.

Aktualisht, ndërtuesit po përdorin metoda të reja për t’i mbushur mendjen anëtarëve të KKTU-së apo edhe syrit të banorëve, duke zbukuruar projektet, ose më saktë fasadën. Projekti i radhës, i cili është plot 20 kate mbi dhe nëntokë, është quajtur “gjethja”. Por, si mund të jetë 20 kate kjo gjethe? Aq më tepër në kodrën më të bukur dhe panoramike të Vlorës, atje ku deri para pak kohësh, lejet nuk i kalonin 6 katet.

Duket se babëzia e betonit nuk po kursen asnjë zonë në Shqipëri, sidomos bregdetin, nga Vlora deri në Sarandë, me qindra leje të dhëna për resorte e tashmë për pallate shumëkatëshe në bregdet. Mazhoranca aktuale erdhi në pushtet me premtimin e prishjes së ndërtimeve në bregdet, madje i vuri tritolin “pallatit të Lulzim Bashës”, teksa tashmë në mandatin e katërt jep a asnjë fre leje në gjithë bregdetin.

Lexo edhe:

Tjetërsimi i pronave në Zvërnec/ SPAK sekuestron llogaritë e “Albania Land Development” të Redi Strugës

Dyshimet për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK kontrolle ndaj Redi Strugës. Urë lidhëse me vëllezërit miliarderë nga Katari

Faksimile: Leja e KKTU-së për përbindëshin 20 kate te Uji i Ftohtë i është dhënë firmës me pronar Redi Strugën, Shpëtim Xhaferaj dhe Asllan Hastoçi

KKTU-ja ka miratuar lejen e ndërtimit për objektin “The Leaves”, godinë banimi dhe shërbimesh 14 dhe 16 kate me 3-4 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në bashkinë Vlorë me subjekt zhvillues “Azure Developments”.

Pronarë të kësaj firme janë 3 aksionerë, Redi Struga, Shpëtim Xhaferaj dhe Asllan Hastoçi. Kompania është themeluar vetëm në fund të vitit 2024, ndërkohë që në vitin 2025 ka aplikuar për lejen e ndërtimit në Vlorë. Fillimisht ka pasur aksionerë Redi Strugën dhe Shpëtim Xhaferajn, ndërsa më vonë është futur aksioner edhe Asllan Hastoçi. Të tre, kanë nga 33 % të aksioneve.

Në foto: Projekti i miratuar dhe zbardhur nga KKTU, për kullën 20 kate te Uji Ftohtë në Vlorë 

Në dokumentet shoqëruese detajohet se e gjithë hapësira ku po ndërtohet objekti ka një sipërfaqe totale prej 1300 m², ndërkohë që sipërfaqja e zënë nga struktura e propozuar është 470.2 m².

“Sheshi ekzistues i ndërtimit ndodhet buzë rrugës ‘Dhimitër Konomi’ në qytetin e Vlorës dhe përfaqëson një pronë me akses të drejtpërdrejtë nga rruga kryesore. Brenda kufijve të pronës ndodhet aktualisht një godinë ekzistuese njëkatëshe, pa vlera arkitekturore ose historike. Zona përreth karakterizohet nga një miks ndërtesash banimi dhe shërbimi”, thuhet në këtë dokument.

Sipas saj, në afërsi të sheshit të ndërtimit gjenden kryesisht ndërtesa banimi me lartësi që variojnë nga 2 deri në 5 kate. Stili arkitektonik i tyre është kryesisht funksional, me fasada të thjeshta dhe pa detaje të theksuara dekorative. Tipologjia e terrenit të sheshit të ndërtimit është e pjerrët, me një disnivel të konsiderueshëm prej rreth 9 metrash nga niveli i rrugës në drejtim të kodrës në pjesën e pasme të truallit.

Kulla 20 kate te Uji Ftohtë në Vlorë

Në të njëjta dokumente shkruhet se godina përbëhet nga dy volume të larta me 14 dhe 16 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, të pozicionuara mbi një truall me sipërfaqe 1300 m². “Duke qenë se pozicioni i godinës në kodër, na jep mundësi të kemi një pamje të pastër në drejtim të detit Jon, jemi munduar që pjesa më e madhe e apartamenteve të kenë orientim drejt detit. Fasada përfaqëson një kompozim estetik dinamik, ku ballkonet janë të zhvendosur në mënyrë të çrregullt ndërkate, duke krijuar një ndjesi lëvizjeje dhe organizimi natyror. Parapetet e ballkoneve janë të formësuar në mënyrë jo të rregullt, për të imituar gjethet e një peme, në përputhje me konceptin arkitekturor të projektit – prej nga vjen edhe emri i tij: ‘The Leaves’ (gjethet)”, thuhet në dokument.

Sipas saj, fasada e godinës është e ventiluar me veshje pllaka qeramike, duke kontribuar ndjeshëm në performancën energjetike të ndërtesës. Ajo trajtohet me panele me ngjyra të ndryshme po njësoj si “gjethet” e ballkoneve, për të imituar ngjyrat e ndryshme të krijojnë stinët në natyrë./ VoxNews

Etiketa: Asllan HastoçiAzure DevelopmentsGjethjaKKTUkullaleje ndertimiRedi StrugaShpëtim XhaferajUji i ftohte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tjetërsimi i pronave në Zvërnec/ SPAK sekuestron llogaritë e “Albania Land Development” të Redi Strugës

12:30 : 02/06/2026
AKTUALITET

Dyshimet për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK kontrolle ndaj Redi Strugës. Urë lidhëse me vëllezërit miliarderë nga Katari

10:10 : 01/06/2026
AKTUALITET

Shqipërisë po i merret fryma! Rritet sipërfaqja e lejeve, përmasat reale janë masive; Priten mbi 3.7 mld euro ndërtime

11:38 : 29/05/2026
AKTUALITET

Babëzia e betonit/ Pas koncertit të Kanye West, në Kashar do të ngrihen 6 grataçela

22:27 : 19/05/2026
AKTUALITET

Kostot e jetesës, si Shqipëria po bëhet “parajsë” për të huajt… “ferr” për vendasit

08:25 : 17/05/2026
AKTUALITET

Kullat dhe pastrimi i parave, Balliu: Rama po shmang përballjen në Parlament

19:24 : 16/05/2026
Para

Hati në një romancë me fituesin e reality show-t? (Foto)

TË GJITHA

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom