• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Oficeri më goditi, më kërcënuan…”, rrëfimi i Mirash Gjikolajt që i vendosën tritol poshtë makinës

21:01 : 20/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

I vunë tritol një makine katër muaj më parë, arrestohet një nga të kërkuarit në Sarandë (EMRI)

Tritoli në marketin e familjes Lika, shoqërohen në polici 7 persona

Fiks Fare ka denoncuar këtë të hënë veprimet e institucioneve ligjzbatuese në Sarandë, të cilat ende nuk kanë zbardhur ngjarjen e rëndë të datës 5 shkurt 2026, ku në automjetin e Mirash Gjikolajt u vendos një sasi e madhe tritoli.

Në ambientet e televizionit Top Channel është paraqitur sërish denoncuesi, Mirashi, së bashku me automjetin e tij, të cilën ia ka kthyer prokuroria. “Në datën 16 prill u transmetua ngjarja e rëndë që më ndodhi mua e familjes sime, një ditë më pas më kthyen makinën. Falënderoj Fiksin, se të ishte për ta, edhe pas 2 vitesh nuk e merrja pas”, pohon ai.

Më tej, tregon edhe vendin që i kanë vendosur plot 6 kallëpe me tritol. “Të ishte për ta, sot do isha i vdekur. E vendosën poshtë sediljes, të këtij mjeti që e kam për punë. Unë i di autorët, janë lehtësisht të dallueshëm, nga veshja dhe ecja. Po këta të prokurorisë s’duan që t’i kapin”, pohon Mirashi.

Më tej, ai tregon edhe ndodhinë e fundit. “Në datën 16 prill 2026, ditën që në Fiks Fare u transmetua historia ime, rreth orës 21.30, në ambientet e shtëpisë sime në fshatin Shëndelli, ka ardhur një furgon i policisë. Ishte një oficer i policisë gjyqësore, Artan Bajrami, sëbashku me SPZ-në e zonës dhe një polic tjetër. Më kërkuan që të shkoja me ta”, pohon Mirashi.

Ai thotë se, oficeri i ka kërkuar me ngulm telefonin. “Nuk ia dhashë se s’kishte asnjë mandat apo urdhër. I thashë kur të shkoj në polici apo prokurori do t’ua jap. Kishte një mllef të madh. Unë jam viktimë në këtë rast, jo autori”, shton Mirashi, teksa thotë se s’ka kundërshtuar dhe ka ikur me furgon.

“Rrugës për në prokurori, në afërsi të urës së Vrinës, brenda në furgonin e policisë, oficeri Artan Bajrami më kërkoi sërish telefonin. Nuk pranova dhe ai më ka futur dorën në xhep dhe ma ka marrë. Madje, më goditi me shpullë në kokë”, thotë më tej Mirashi. Më pas ka shkuar në Prokurorinë e Sarandës, ku në ambientet e organit të akuzës ka takuar prokuroren Valbona Maja.

“Prokurorja me një ton të ashpër më kërkonte llogari se përse e denoncova. Pretendonte se i prisha hetimet, kur unë s’kisha asnjë lloj informacioni dhe isha i pambrojtur. Në vend që të më mbrojnë mua, ata mbrojnë ata që më vendosën tritol. Jam i pambrojtur ndaj dhe iu drejtova sërish Fiksit”, pohon Mirash Gjikolaj.

Ai thotë se prokurorja i kërkonte se nga i kishte marrë informatet, kur në fakt vetë ajo prokurore ka firmosur te të gjitha dokumentet. Në zarfin që Prokuroria e Sarandës i ka dërguar Mirashit jepen të dhëna për hetimin e dosjes, madje ka edhe emra, vula apo numër protokolli nga Prokuroria e Sarandës.

Fiks Fare kontaktoi edhe me prokuroren Valbona Maja për pretendimet e denoncuesit Mirash Gjikolaj. “Nuk është shoqëruar me forcë. Është marrë për deklarime, është shoqëruar se ishte ora e vonë e natës dhe është shoqëruar për siguri me makinë dhe është çuar po me makinë në shtëpi. Me grusht jo, jo. Do të m’i kishte thënë mua ai. Për bukuri ishte, nuk kishte goditje apo shenja, sepse kam qenë vetë prezent kur i janë marrë deklarimet Mirashit”, deklaron prokurorja.

Ajo tha se në asnjë moment, denoncuesi nuk tha se oficeri ka dashur t’a godiste, as që oficeri ka dashur t’i marri celularin. “Unë me Mirashin dy ditë më përpara kishte ardhur për kthimin e makinës dhe ia ktheva. Mirashit i thashë që ke bërë gabim që e nxore këtë moment se po më prish hetimet. Mirashi prandaj ka qenë për të parë se ça ka vënë në dispozicion Fiksit dhe nga është siguruar dokumenti tjetër që nuk i përkiste Mirashit, kaq! Momentalisht nuk ju jap dot informacion pasi jam në hetime e sipër. Çështja është nën hetim dhe s’mund të jap dot asnjë lloj informacioni”, përfundoi prokurorja.

/Emisioni Fiks Fare

Etiketa: mirash gjikolajprokuroria Sarandetritol

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I vunë tritol një makine katër muaj më parë, arrestohet një nga të kërkuarit në Sarandë (EMRI)

10:37 : 03/06/2026
AKTUALITET

Tritoli në marketin e familjes Lika, shoqërohen në polici 7 persona

11:11 : 26/05/2026
AKTUALITET

Shpërthim me tritol në Kinostudio, detajet e para

09:24 : 25/05/2026
AKTUALITET

Detajet nga shpërthimi me tritol në Kamëz/ Kamerat e sigurisë fiksuan autorin, pronarët e pallatit mohojnë konfliktet

11:25 : 24/05/2026
AKTUALITET

Kamëz/ Shpërthim me tritol në rrethimin e një kantieri ndërtimi

10:52 : 24/05/2026
AKTUALITET

Shpërthim me tritol në Lezhë

09:53 : 21/05/2026
Para

E rëndë në Peshkopi, 67-vjeçari tërhiqet zvarrë nga kali, humb jetën

TË GJITHA

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom